e mërkurë, 10 tetor 2012

Kosova, së shpejti bisedimet per MSA-në

Kosova ka marrë dy lajme nga Komisioni Europian gjatë së Mërkurës. Fillimisht, se shumë shpejt mund të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe së dyti mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së nuk përbën pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Deri në fillimin e negociatave për MSA-në, Kosova duhet të shënojë progres në përmbushjen e disa kritereve afatshkurtëra që lidhen me sundimin e ligjit, administratën publike, mbrojtjen e minoriteteve dhe kapacitetet tregtare, dhe sipas zyrtarëve qeveritarë kjo do të arrihet brenda këtij viti.

Kryeministri Hashim Thaçi, i cili u ka kërkuar ministrave që tashmë të punojnë edhe më shumë sepse kjo do të ndikoje në vlerësimin e punës së tyre, ka thënë se Kosova tani do të jetë partner i barabartë me BE-në, sikurse shtetet tjera.

“Republika e Kosovës tani do të jetë partner i barabartë me BE-në sikurse të gjitha vendet tjera të rajonit. Progresi i arritur politik, ekonomik dhe institucional gjatë viteve të kaluara është evidetuar pa asnjë përjashtim në të gjitha fushat e studimit të fizibilitetit”, ka deklaruar Thaçi.

Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media ministrja për Integrime Europiane, Vlora Çitaku ka thënë se disa prej kushteve afatshkurtëra që kërkohen tashmë janë realizuar.

“Ju e dini që unë shumë rrallë flas me data por unë jam e bindur që brenda këtij viti që të gjitha parakushtet apo kriteret afatshkurtëra të cilat ne duhet që t’i përmbushim në mënyrë që të negociojmë MSA-në tashmë janë realizuar dhe do të realizohen”, ka thënë Çitaku.

Përveç studimit të Fizibilitetit, ministrja ka përmendur se Komisioni Europian ka vlerësuar se mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet e BE-së nuk përbën pengesë për anëtarësimin dhe sipas saj, marrëveshja për përfaqësim rajonal përmes fusnotës i hap derën integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Union.

“Atëherë ne patëm kërkuar garanci nga BE që formula e fusnotës do të përdoret për t’i hapur derën Kosovës në proçesin e integrimit europian. Ju e dini që MSA-në e negociojnë vetëm shtetet dhe vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të BE-së”, ka thënë më tej Çitaku.

Çitaku, ka uruar edhe Shqipërinë që në vitin jubilar të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka fituar statusin e vendit kandidat me kushtëzime. Sipas saj, është e kuptueshme se rruga drejt BE-së është e mbushur me kushtëzime.Kosova ka marrë dy lajme nga Komisioni Europian gjatë së mërkurës. Fillimisht, se shumë shpejt mund të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe së dyti mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së nuk përbën pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Deri në fillimin e negociatave për MSA-në, Kosova duhet të shënojë progres në përmbushjen e disa kritereve afatshkurtëra që lidhen me sundimin e ligjit, administratën publike, mbrojtjen e minoriteteve dhe kapacitetet tregtare, dhe sipas zyrtarëve qeveritarë kjo do të arrihet brenda këtij viti.

Kryeministri Hashim Thaçi, i cili u ka kërkuar ministrave që tashmë të punojnë edhe më shumë sepse kjo do të ndikoje në vlerësimin e punës së tyre, ka thënë se Kosova tani do të jetë partner i barabartë me BE-në, sikurse shtetet tjera.

“Republika e Kosovës tani do të jetë partner i barabartë me BE-në sikurse të gjitha vendet tjera të rajonit. Progresi i arritur politik, ekonomik dhe institucional gjatë viteve të kaluara është evidetuar pa asnjë përjashtim në të gjitha fushat e studimit të fizibilitetit”, ka deklaruar Thaçi.

Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media ministrja për Integrime Europiane, Vlora Çitaku ka thënë se disa prej kushteve afatshkurtëra që kërkohen tashmë janë realizuar.

“Ju e dini që unë shumë rrallë flas me data por unë jam e bindur që brenda këtij viti që të gjitha parakushtet apo kriteret afatshkurtëra të cilat ne duhet që t’i përmbushim në mënyrë që të negociojmë MSA-në tashmë janë realizuar dhe do të realizohen”, ka thënë Çitaku.

Përveç studimit të Fizibilitetit, ministrja ka përmendur se Komisioni Europian ka vlerësuar se mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet e BE-së nuk përbën pengesë për anëtarësimin dhe sipas saj, marrëveshja për përfaqësim rajonal përmes fusnotës i hap derën integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në Union.

“Atëherë ne patëm kërkuar garanci nga BE që formula e fusnotës do të përdoret për t’i hapur derën Kosovës në proçesin e integrimit europian. Ju e dini që MSA-në e negociojnë vetëm shtetet dhe vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të BE-së”, ka thënë më tej Çitaku.

Çitaku, ka uruar edhe Shqipërinë që në vitin jubilar të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë ka fituar statusin e vendit kandidat me kushtëzime. Sipas saj, është e kuptueshme se rruga drejt BE-së është e mbushur me kushtëzime.

Nuk ka komente:

Posto një koment