e martë, 4 dhjetor 2012

Trukimet, pezullim i përjetshëm për maltezin Samut

Komisioni i Apelit i UEFA-s ka vendosur të përjashtojë përjetësisht nga futbolli ish-lojtarin maltez, Kevin Samut, i cili akuzohet se ka tentuar të manipulojë ndeshjen mes Norvegjisë dhe Maltës të 2 qershorit 2007, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2008...Futbollisti është përjashtuar “nga çdo aktivitet që ka lidhje me futbollin, pasi ka thyer parimet e integritetit dhe sportivitetit të UEFA-s”. Shumë shpejt, ky vendim do të aprovohet edhe nga FIFA që do e shtrijë pezullimin në të gjithë botën.

Me 17 gusht të këtij vitit, Kevin Samut ishte skualifikuar fillimisht për 10 vite nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s, ndërsa këtë vendim e kishte apeluar si lojtari, ashtu edhe Inspektori i UEFA-s, i cili kishte kërkuar përjashtimin e përjetshëm të tij nga futbolli.

Por edhe vendimi i dhënë dje nga UEFA nuk është përfundimtar, pasi lojtari ka të drejetë ta apelojë atë përsëri në Tribunalin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, i cili kohët e fundit ka dalë kundër vendimeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Përsa i përket dy lojtarëve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në marrëveshje, Keneth Shikluna dhe Stefen Uellman, Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë, duke cilësuar të pamjaftueshme provat që ishin ofruar nga Inspektorët hetimorë të UEFA-s.

Nuk ka komente:

Posto një koment