e mërkurë, 10 tetor 2012

FMN: Eurozona kërcënon stabilitetin financiar global...!!!

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëroi të mërkurën politikanët në Europë që të përshpejtojnë procesin e integrimit financiar dhe fiskal të Eurozonës pasi është shkaku i parë dhe më i rëndësishëm që shkakton brishtësi të besimit në tregjet globale financiare.
Në raportin e studimit të situatës në tregjet financiare globale, që bën 2 herë në vit, fondi thotë se kriza në eurozonë është risku më i madh për stabilitetin në tregjet financiare të botës. Studimi thotë se risku është rritur të paktën në 6 muajt e fundit dhe besimi është në nivelin e “brishtësisë”.

Sipas vlerësimeve të fondit në 2 vitet në vijim bankat europiane duhet të shkarkojnë të paktën 2.8 trilionë dollarë amerikanë nga pesha në asete që ato kanë për të reduktuar ekspozimin e tyre ndaj riskut. Shifra e raportuar paraqet një rritje me 200 miliardë dollarë krahasuar me raportin e parë të këtij viti. Bazuar në këtë vlerësim përllogaritet që oferta për kredi në ekonomitë e periferisë së eurozonës të bjerë me 9 për qind në fund të vitit 2013. “Pavarësisht veprimeve të rëndësishme që kanë ndërmarrë deri më tani, axhenda europiane është e papërfunduar, dhe ekspozon eurozonën me një spirale të largimit të kapitalit, të frikës së shpërbërjes së saj dhe të rënies ekonomike”," thotë fondi në raportin për Stabilitetin financiar global.

Jose Vinals, drejtor i fondit për departamentin e tregjeve monetare dhe të kapitalit, paralelisht autor kryesor i këtij raporti, tha se problemet e Europës duhet të shërbejnë si një leksion për vendet e tjera me nivel të lartë të borxhit si shtetet e bashkuara dhe Japonia, vende që kanë nevojë urgjente të ndryshojnë politikat përpara se kjo të imponohet nga përkeqësimi i kushteve në tregun e financimit që nënkupton përkeqësim ët kushteve ekonomike. “Përmirësimi momental i kushteve në treg nuk duhet të na krijojë ndjenjën e pavërtetë të sigurisë”, tha Vinals për gazetarët.

Javën e kaluar ministri kanadez i financave shprehu frustrimin që shkakton mungesa e zgjidhjes së krizës në Eurozonë dhe shqetësimi i tij është reflektim i mungesës së besimit që tregjet kanë tek periferia e Eurozonës

Nuk ka komente:

Posto një koment