e shtunë, 27 tetor 2012

Memelli rikthen Flamurtarin te fitorja....

Migen Memelli i ka dhënë 3 pikë të vyera Flamurtarit në transfertën e Gjirokastrës me trigolëshin e tij në 45 minutat e dyta...
Gjirokastritët kaluan në avantazh në minutën e 9 me autor Shenajn, pavarësisht se luante me 7 mungesa në formacion.

Memelli do të barazonte në minutën e 59, por menjëherë Liçaj në të 61-tën do të kalonte të tijtë në avantazh.

Sfidën do ta vendoste Memelli me dy golat e tij në 10 minutat e fundit të takimit, teksa goli i tretë u shënua në minutën e fundit shtesë.

Me këtë fitore Flamurtari kapërcen në renditje Luftëtarin dhe numëron 9 pikë në 8 takime.

Nuk ka komente:

Posto një koment