e enjte, 11 tetor 2012

Rrahje mes shqiptarëve e serbëve në veri...!!!

Një rrahje mes shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur të enjten pasdite në ‘Lagjen e doktorëve’ në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Kosovapressit nga veriu, tre të rinj shqiptarë rreth orës 15:00...
duke shkuar me automjet në shtëpitë e tyre në këtë lagje, janë ndaluar nga tre persona tjerë serbë, të cilët me të ndalur automjetin kanë filluar t’i sulmojnë të rinjtë shqiptarë, pa asnjë shkas.

“Është zhvilluar rrahje e hapur mes këtyre personave, me ç’rast dy prej serbëve kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin që ndodhet në veri të Mitrovicës”, kanë thënë burimet. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti

Nuk ka komente:

Posto një koment