e premte, 12 tetor 2012

Ja si do duket njeriu i vitit 3000...!!!

Anatomia jonë evoluon me kohën. The Sun është argëtuar paksa duke krijuar portretin e njeriut të vitit 3000 duke u bazuar në parashikimet e ekspertëve të anatomisë...Për 1000 vjet, njeriu do jetë më i madh falë një ushqimi më të mirë dhe përparimeve në mjekësi. Ky fenomen në fakt nuk është i ri. Sipas specialistëve, sot amerikani mesatar është 2,5 centimetra më i gjatë se në vitet ’60. Zorrët do jenë më të shkurtra për të shmangur përthithjen e sheqernave dhe yndyrnave. Një mënyrë kjo e fundit për te parandaluar edhe obezitetin. Nga ana tjetër, krahët dhe duart do jene me te gjata. Edhe gishtat do jene me te stërzgjatur ne mënyrë qe te përdorin me mire tastierat apo ekranet me prekje.

Truri i njeriut do jete me i vogël dhe kjo për shkak te teknologjive dhe kompjuterëve te cilët do bëjnë gjithë punën qe ne bëjmë sot. Sytë do jene me te mëdhenj, ndërsa goja me e vogël. Pjesa me e madhe e komunikimit nuk do bëhet me një mënyrë verbale, por me shprehi të fytyrës dhe lëvizje te syve.

Nuk do ketë me as buzëqeshje ala Julia Roberts, njeriu i se ardhmes do jete thuajse pa dhembe për shkak te një ushqimi gjithnjë e me pak te forte. Ushqimi do jete ne forme te lëngshme ose me pilula, çka nuk do kërkojë shume përtypje.

Së fundmi, ajo që mund t’i tronditë akoma më shumë femrat është fytyra me më tepër rrudha, me pak flokë dhe një qafe e shkurtër. E kush ka thënë se do jetojmë ne një epoke tëmrekullueshme?

Nuk ka komente:

Posto një koment