e premte, 12 tetor 2012

Zbulohet busti i Isa Boletinit në Isniq

Pas qytetit të Gjakokës, kryeministri Berisha ka vizituar edhe Deçanin ku ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të bustit të heroit Isa Boletini në fshatin Isniq. Në fjalën e tij,... kryeministri Berisha theksoi se inagurimi I bustit të Isa Boletinit është një ngjarje e madhe për Kosovën, për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo që janë.

"Sot ne inagurojmë shtatoren e këtij burri të madh këtu në Isniq, vendin ku ai merrte fuqi dhe frymëzim në betejat e tij të mëdha për Shqipërinë dhe për Kosovën. Sot ne me këtë xhest i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që na la prapa, të nderit që la për çdo shqiptar. Isa Boletini u shndërrua në një nga emrat e shquar të këtij kombi. Luftrat e tij mbushën faqet e shtypit të mbarë botës. Shqipërisë dhe pavarësisë së saj, kombi ekzistencën e tij ua detyron përpjekjeve mbinjerëzore, luftrave titanike të shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë trojet shqiptare. Kur ndalesh dhe mendon se kush ishin aleatët çdo gjë shkon përtej legjendës, përtej imagjinatës, përtej njerëzores” tha Berisha.

Kryeministri Berisha ka vlerësuar luftën heroike të Kosovës si edhe progresin që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve. “Lufta e Kosovës ishte një luftë heroike. Kosova ka ndërtuar më shumë se çdo vend tjetër në këto 5 vite shtet” tha Berisha.

Në një ceremoni të veçantë, Kryeministri Berisha është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" i Deçanit, dhënë nga këshilli komunal. Gjithashtu gjatë vizitës në Deçan kryeministri ku ka nderuar kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin kushtuar UÇK-së, në Gllogjan, ka zhvilluar vizitë në familjen Haradinaj, si dhe ka vendosu buqeta me lule edhe pranë shtatoreve të heronjve Luan Haradinaj dhe Sali Çeku.

Gjatë vizitës së tij në Gjakovë dhe Deçan, Kryeministri Berisha ka shprehur ndjenjën e krenarisë dhe përuljes, në këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, para kontributit të shquar dhe sakrificave të të gjithë patriotëve shqiptarë, kudo, në ngjarjen më të madhe të historisë moderne shqiptare.

13:30 - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, bashkë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë zbuluar të premten shtatoren e patriotit Ali Ibër Nezaj në qendër të Gjakovës.

Gjatë adresimit në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Berisha tha se ka ardhur në Gjakovë për të nderuar figurën e njërit prej komandantëve legjendarë të Lidhjes Shqiptare, Ali Ibër Nezaj.

“Nderimi ju takon atyre burrave që u mblodhën në Prizren në shenjë të bashkimit kombëtar. Ata nisën luftën e shqiptarëve për liri dhe dhanë dritën për bashkimin kombëtar”, theksoi Berisha. “Është detyrë e çdo shqiptari që të punojë me atë frymëzim, drejt integrimit të përbashkët në BE. Kemi qenë dhe jemi një komb, tha Berisha.

“Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirti tonë kombëtar”, theksoi pos tjerash kryeministri shqiptar.

Berisha u shpreh se sot në Gjakovë ishte ndjerë sikur të ishte në komunën e tij. “Kur kam ardhur në këtë komunë dhe një qytetar më tha ‘mirë se erdhe në komunën tënde’ dhe kurrkund në botë nuk ndjehem tek vetja ime sesa tek ky qytet i mrekullueshëm dhe ju përulem me nder qytetarëve”, transmeton “Shekulli” fjalët e Berishës.

Ndërkaq, Atifete Jahjaga tha se Gjakova por edhe gjithë Kosova është e nderuar me ngritjen e shtatores së prijësit të Lidhjes Shqiptare, të udhëheqësit të kryengritjeve për çlirim kombëtar, të Komandantit të luftërave për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Kjo anë, gjithmonë gjatë historisë sonë të lavdishme kombëtare, ishte e rreshtuar drejt, me nder dhe me dinjitet.

“Ali Ibër Nezaj është udhëheqës popullor, një nga prijësit e gjithë Malësisë së Gjakovës që organizoi dhe e mblodhi popullin për ta bërë Shqipërinë, për të ruajtur paprekshmërinë e trojeve tona, për t’i kundërshtuar pazaret mbi kurrizin e popullit tonë. Ali Ibra nuk blihej me tituj e grada. Ai gjithmonë mbeti mbrojtës i interesave të mirëfillta të popullit, duke respektuar plotësisht tolerancën fetare dhe diversitetin kulturor të vendit. Mbronte të vegjlit dhe mbante drejtësi. Nami i tij mbetet i gjallë deri në ditët tona. Si udhërrëfyes përparimi dhe krenarie”, tha Jahjaga.

Siç informon RTK, pas kësaj Berisha vizitoi Gllogjanin, ku nderoi kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin në Gllogjan dhe i bëri një vizitë familjes Haradinaj.

Ndërkaq në një ceremoni të veçantë, Berisha u nderua me titullin “Qytetar Nderi” i Deçanit, me të cilin e ka nderuar kjo Komunë. Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Berisha e Thaçi do të vazhdojnë më pas në fshatin Isniq të Deçanit, ku do të jenë të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të shtatores së heroit Isa Boletini.

“Gjakova sot por edhe gjithë Kosova është e nderuar me ngritjen e shtatores së prijësit të Lidhjes Shqiptare, të udhëheqësit të kryengritjeve për çlirim kombëtar, të Komandantit të luftërave për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Kjo anë, gjithmonë gjatë historisë sonë të lavdishme kombëtare, ishte e rreshtuar drejt, me nder dhe me dinjitet.

Ali Ibër Nezaj është udhëheqës popullor, një nga prijësit e gjithë Malësisë së Gjakovës që organizoi dhe e mblodhi popullin për ta bërë Shqipërinë, për të ruajtur paprekshmërinë e trojeve tona, për t’i kundërshtuar pazaret mbi kurrizin e popullit tonë. Ali Ibra nuk blihej me tituj e grada. Ai gjithmonë mbeti mbrojtës i interesave të mirëfillta të popullit, duke respektuar plotësisht tolerancën fetare dhe diversitetin kulturor të vendit. Mbronte të vegjlit dhe mbante drejtësi. Nami i tij mbetet i gjallë deri në ditët tona. Si udhërrëfyes përparimi dhe krenarie”.

Nuk ka komente:

Posto një koment