e premte, 12 tetor 2012

Punonjesit e mijevjecarit te trete ne pune edhe te semure

Tregu i punes ne kohet e krizes jo vetem ka rishkruar gjeografine profesionale, por edhe ka krijuar fraza dhe sjellje te reja per punonjesit.  Ka qene nje kohe kur sapo u ndjenin ethet e para te gripit, kerkohej nje dite pushim per shkak te semundjes, por ishte nje kohe aq e larget sepse nje punones i mijevjecarit te trete nuk mund te mungoje.

Prandaj sot shkohet ne zyre edhe semure, te pranishem deri ne kufi por me pasoja te dukshme si ne pune dhe ne shendet.

Te jemi te qarte, kjo shtyse e sforcuar per prani ne pune nuk eshte nje kerkese e punonjesit vete, sepse dihet se me temperature 40 nuk eshte se cohesh me qejf te madh nga shtrati.

Jane thjesht rregullat e pashkruara te kompanive, ne nje periudhe krize ekonomike, qe parashikojne prezencen ne pune pa asnje justifikim.

Nga njera ane vepron nevoja e prodhimit te te ardhurave, nga ana tjeter frika e humbjes se punes. Ky studim vjen nga 'Chartered Institute of Personnel and Development'.

Sipas anketes, vitin e fundit ka rene ndjeshem numti i lejeve per arsye semundjeje ne te gjite sektoret profesionale. Nje e treta e 670 sipermarresve te anketuar ka raportuar nje renie te dukshme per numrin e mungesave te punonjesve, qe kaluan nga 7,7 ne 6,8 ne sektorin publik dhe nga 6,5 ne 5,8 ne ate privat.

Por pyetja cilat jane pasojat e ketij 'detyrimi'. Ne kufi te raportit, ekspertet evidentojne ankthin e perhershem me efektet negative te produktivitetit.

Pra, te gjithe e dime se te punosh me shume nuk do te thote se punohet me mire. Doktoresha Jill Miller e CIPD, qe eshte kerkuar nga Daily Mail, konfirmon per te gjithe :"Te shkosh ne pune i semure nuk eshte vetem e rrezikshme per te tjeret por te ben dhe me pak efikas, me rrezikun qe mund te besh gabime te renda dhe mbi te gjitha zgjat kohen e sherimit".

Nuk ka komente:

Posto një koment