e mërkurë, 17 tetor 2012

Francezja me faturë telefoni prej 11,7 trilionë euro...

Një franceze këto ditë ka marrë një faturë për telefon, të cilën nuk do të mund ta paguanin as shtetet e konsoliduara financiarisht. Operatori "Buiges" në jugperëndim të Francës një ish-shfrytëzueses i ka dërguar një faturë, e cila ashiqare është gabim i madh...
Siç raportojnë mediat franceze, pas shkyqjes nga shërbimet telefonike, gruaja ka marrë një letër me të cilën i është kërkuar të paguaj faturën prej 11.721.000.000.000.000 eurosh, përkatësisht 11,7 triliona euro.

- Në faturë kishte aq shumë zero, sa që nuk kisha idenë se për sa para bëhej fjalë, tha Solen San Joze për të përditshmen "Sid-Uest" në Bordo.

Thirrjet e panumërta telefonike të gruas drejtuar qendrës servisuese ishin të paefektshme, sepse gruas i thanë se faturat lëshohen në mënyrë automatike dhe se duhet ta paguajë shumën e përmendur.

Zëdhënësi i operatorit, megjithatë e ka pranuar gabimin dhe për AFP-në ka thënë se borxhi i vërtetë të cilin duhet ta paguaj gruaja është 117, 21 euro.

Nuk ka komente:

Posto një koment