e mërkurë, 17 tetor 2012

OKB: Siria, e rrezikuar nga lufta fetare...

Një komisioner i OKB-së mbi të drejtat e njeriut shprehu “shqetësim të thellë”, për mundësinë gjithmonë e më të madhe të shndërrimit të Sirisë në një bazë për militantët ekstremistë islamikë...
Kryehetuesi Paulo Sergio Pinheiro deklaroi se “prezanca aktuale e qindra xhihadistëve dhe fondamentalistëve është veçanërisht e rrezikshme”.

Agjensitë Inteligjente të vendeve perëndimore kanë raportuar për një rritje të vazhdueshme të depërtimit të militantëve në vendin e përfshirë që prej marsit 2011 në një luftë civile që i ka kushtuar jetën mbi 30 mijë sirianëve deri tani.

Duke prezantuar raportin e tij, Pinheiro paralajmëroi gjithashtu se si rrjedhojë e luftës, tensionet ndërfetare janë bërë gjithmonë e më të mëdha dhe rrezikohet që të nisë një tjetër luftë paralele, këtë herë midis besimeve të ndryshme.

Në një përshkrim të përgjithshëm të forcave kryengritëse, komisioneri vuri alarmin duke thënë se “një pjesë e forcave rebele nuk janë duke luftuar për të ardhmen e vendit, demokracinë apo lirinë, por për axhendat e tyre personale”.

Nuk ka komente:

Posto një koment