e hënë, 15 tetor 2012

2 grevistë në gjendje të rëndë, refuzojnë mjekimin. Bluzat e bardha: Të shtrohen urgjent...

TIRANË- Sot kur greva e urisë së ish-të përndjekurve ka hyrë në ditën e 24-t të saj, gjendja shëndetësore e 8 grevistëve të mbetur sa vjen e përkeqësohet...Mesditën e sotme gjendja e Vllasi Koçi dhe Ramazan Spahiu u përkeqësua për shkak të problemeve në zemër dhe rrugët e frymëmarrjes, ndërkohë që mjekët kërkuan shtrimin e tyre urgjent në spital. Kushtet aspak të favorshme atmosferike si dhe greva e gjatë ka rënduar akoma më shume gjendjen e grevistëve, ndëkohë që ato refuzojnë shtrimin në spital pasi kanë frikë se nuk lejohen t'i rikthehen asaj.

Moti me shi e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tyre, pasi siç rrëfeu njëri prej koordinatorëve, Skënder Tufa, në çadrën ku po zhvillohet greva ka hyrë shiu dhe janë lagur edhe dyshekët ku rrinë grevistët. Zhvillohet tubimi para Kuvendit.

Ndërkohë që grevisti Fatmir Lamajt rrëfen për 'News 24' se janë të vendosur ta vazhdojnë grevën derisa qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.


2 GREVISTË NË GJENDJE TË RËNDË MOHOJNË SPITALIN
Ora 15:54 Në ditën e 24 të grevës, gjendja e ish- të përndjekurve politikë është rënduar, ndërkohë që mohojnë shtrimin në spital. Mesditën e sotme raportohet se Vllasi Koçi në gjendje të rëndë, nuk pranon ndihmë mjekësore, ndërkohë që mjekët theksojnë se gjendja e tij është e rënduar dhe duhet të shtrohet urgjent në spital. Bluzat e bardha bëjnë me dije se Koçi ka shfaqur komplikacione në zemër, ndërkohë që raportojnë se edhe grevisti Ramazan Spahiu, ka probleme me frymëmarrjen. Kushtet aspak të favorshme atmosferike si dhe greva e gjatë ka rënduar akoma më shume gjendjen e grevistëve, ndëkohë që ato refuzojnë shtrimin në spital pasi kanë frikë se nuk lejohen t'i rikthehen asaj.

KOORDINATORËT: GREVË TË RE NËSE NUK LEJOHET ARIF BEU
Ora 12:00- Koordinatorët e grevës së urisë paralajmërojnë një grevë të re urie nëse nuk lejohet të hyjë në grevën aktuale, Arif Beu.
“Nëse nuk lejohet Arif Beu, nesër 10 ish-të dënuar të tjerë në grevë. Greva e re do të zhvillohet në një ambient të ri", thonë ata.

ARIF BEU KERKON TE KTHEHET NE GREVE
Ora 11:30- Gjatë këtij tubimi u njoftua edhe kthimi në grevë i Arf Beut, i cili la tendën e grevës së ditën e shtunë, si pasojë e një problemi familjar.
“Unë shkova në shtëpi për të parë vajzën e sëmurë me zemër, i bëj thirrje policisë të mos më pengojë të hyj në grevë”, deklaroi ai.

FIQIRI XIBRI: GREVISTËT PO MBAHEN SI TË BURGOSUR
Ora 11:20- Kreu i sindikatës së minatorëve, Fiqiri Xibri ka qënë sot i pranishëm në tubimin e ish-të përndjekurve përpara Kuvendit.

Ai i bëri thirrje policisë të mos i mbajë si të burgosur brenda tendës së grevës.
“Të përndjekurit sot janë të burgosur në grevë nga policia e shtetit. Thirrja e parë që dua të bëj është që policia të largohet nga greva, ata janë atje si një mjet për të mashtruar grevistët, ata duan të sabotojnë grevën e urisë”, tha Xibri.

PATRIOTI: BERISHËN NE E ULËM NË KARRIGEN E KRYEMINITRIT
Ora 11:10- Kryetari i të përndjekurve të Durrësit, Asllan Patroti deklaroi se grevistët sot kanë shfaqur shenja të përkeqësimit të gjendjes së tyre, ndërsa apeloi për plotësimin e kërkesave.

“Grevistët sot paraqitën shenja dalluese të ndërlikimit të gjendjes shëndetësore, dhimbje koke, të vjella, po rrinë në ujë. I bëj thirrje Sheferedin Shehut që thotë se ju ka miratuar këstin e 2 dhe të tretë nuk e dimë ku e kanë cuar, se ne nuk kemi marrë gjë. Presim të ulemi me kryeministrin të bisedojmë, ne të dhamë votën që t’i u ule në atë karrige. Po afrohet viti 2013- të nëse ju nuk na doni, ju betohemi për ata që kanë vdekur në burgje, që edhe neve do mbajmë një qendrim”, tha ai.

NIS PROTESTA PARA KUVENDIT
Ora 10:46- Ka nisur sic është paralajmëruar edhe më herët tubimi i ish-të përndjekurve para Kuvendit. Në një prononcim për News 24 Skënder Tufa foli edhe njëherë për kërkesat e grevistëve.

“Duam zgjidhje ligjore, nuk duam politizimin e cështejs sonë. Duam vetëm zbatimin e këtij ligji, që është miratuar në këtë Kuvend”, tha ai.

Duke deklaruar se gjendja e grevistëve është tepër e rënduar Tufa apeloi për mos t’i lënë ata atë vdesin.
“Thirrje sos qeverisë, grevistët mund të vdesin nga casti në cast, organizmat ndërkombëtare të na mbështesin. Zoti kryeministër mos kini turp të uleni me ne, që ju vumë në atë karrige, që ju dhamë votën për 20 vite”, tha ai.

TUFA: NUK LËVIZIM NGA KËRKESAT TONA
Ora 09:30 Skënder Tufa koordinatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve deklaroi se 8 grevistët janë sot në gjendje të rëndë.

“Gjendja është tepër e rëndë. Dje kanë ardhur biznesmenë dhe qytetarë të cilët sollën batanije dhe dyshekë, por ato janë lagur përsëri. Shprehim indinjatë për komunitetet fetare të cilët u bashkuan krah Qeverisë. Komunitetet kanë fonde për ndihma humanitare, kërkojmë batanije e çarçafë, qytetarët ua kanë hequr fëmijëve e na i sollën ne. Sot kemi një tubim para Kuvendit, ka ardhur edhe komisioneri i Avokatit të Popullit, ai ka vazhduar negociata me Qeverinë. Unë sot jam lënë 1 orë në shi, jam penguar, nuk më lanë të fus brenda shtypin dhe të fus dy filxhanë çaj për grevistët”, tha Tufa.

Ai deklaroi më tej se pritet që Shoqëria civile të negociojë për ta, ndërsa lëshoi apelin: “Zgjidheni këtë problem si qytetar, mos u merrni me individët, çështja jonë nuk është individuale. Presim edhe komunitetet fetare të na mbështesin”, tha ai

Nuk ka komente:

Posto një koment