e hënë, 15 tetor 2012

Vret pronarin e lokalit pas një grindjeje banale...!!!

SHKODER - Luan Tahiri, 35 vjeç nga fshati Kosmaç i Shkodrës është qëlluar për vdekje me armë zjarri në lokalin e tij. Tahiri mësohet se ka mbetur i vdekur në vend për shkak të plumbave të marra nga një armë automatike e tipit Kallashnikov, e cila është shkrepur nga Fatjon Hoxhani... 30-vjeçari, autor i krimit, banor i të njëjtit fshat mësohet se ka bërë një akt të tillë pas një grindjeje banale në ambientet e lokalit të Tahirit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar Hoxhanin.

Hoxhani ka ndërmarrë një akt të tillë pasi pronari i lokalit i kishte kërkuar të largohej për shkak se do të mbyllte lokalin që shërbente për të vënë baste sportive dhe për të luajtur bilardo.

Pas kësaj, 30-vjeçari Hoxhani ka shkuar në shtëpinë e tij ka marrë armën automatike Kallashnikov dhe është rikthyer tek lokali i Tahirit, duke e qëlluar atë me breshëri plumbash.

35-vjeçari, djal i vetëm, ishte baba i një vajze 5-vjeçe dhe kjo ngjarje ka ndodhur vetëm pak metra lart shtëpisë së tij.

Ndërkohë në Tiranë, është vënë në pranga një 40-vjeçar i quajtur Ilir Isufi për shkak se ka ushtruar dhunë mbi motrën e tij dhe vjehrrën e saj. Ngjarja ka ndodhur në zonë e Freskut dhe dyshohet se ka për motiv një çështje pronësie.

Nuk ka komente:

Posto një koment