e hënë, 3 dhjetor 2012

1100 mysafirë të ardhur nga jashtë u pritën në shtëpitë e vlonjatëve...

Rreth 1100 mysafirë të ardhur nga trojet shqiptare jashtë kufijve, janë strehuar në shtëpitë e vlonjatëve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë... “Familjarë të ndryshëm na dërgonin mesazhe me adresat e shtëpive të tyre dhe më pas ne krijonim kontaktet nëpërmjet mikpritësve dhe miqve”, shprehet Auron Rrokaj për GSH, një prej ideatorëve të nismës “Vlora hap dyert ne 100 vjetor”, e iniciuar nga “Eagle Sky” dhe Qendra Rinore e këtij qyteti.

Mes miqve ka qenë edhe kushëriri i Adem Jasharit, Muhamet Jashari me dy kosovarë të tjerë nga Drenica që janë strehuar tek familja Koreta në Ujë të ftohtë, për tri ditë me radhë, pasi nuk kanë mundur të gjejnë vend në hotelet e Vlorës.

“Iniciativa jonë ishte falas për të gjithë të ardhurit. Madje di që ata vetë kanë kërkuar të paguajnë kur janë larguar, por asnjë prej familjeve nuk ka pranuar. Kjo gjë i ka befasuar më shumë nga qëndrimi në Vlorë”, shprehet Rrokaj.

Nuk ka komente:

Posto një koment