e diel, 25 nëntor 2012

Dilema e emigratëve: Të kthehemi në atdhe apo të vuajmë?!

Problemi i të socializuarit është një vështirësi për brezin e shqiptarëve që kanë filluar jetën në vendin ku kanë emigruar. Mosmarrëveshtjet prinndër fëmijë lindin për arsyen se prindërit duke qënë se kanë humbur punët kërkojnë të shpërngulen nga vendet ku kanë emigruar dhe të kthehen në vendlindje.. Fatëkeqësi apo jo emigratëve iu duhet të përballen kohet e fundit me çështjen e madhe të papunësisë. Megjithëse kohë më parë çështaja e punësimit në vendet ku emigronin shqipptarët nuk ishte një problem kohët e sotme kriza ka bërë që ata të ndihen të pafuqishëm për të gjetur një vend pune, megjithëse kanë kohë që jetojnë në vendet fqinje si Greqi e Itali. Marrja e një vendmi për tu kthyer në vëndlindje është një vendim mjaft i vështirë pasi ata kanë krijuar familje atje dhe fëmijët i kanë në shkollat e vendeve përkatës. Nëna e dy fëmijëve Aurora që jeton prej 10 vietsh në Greqi bën me dije për “Standard” se ndihet shumë e zhgënjyera nga vendi që ajo punon dhe jeton prej kaq vitesh. Ja si shprehet ajo : “ U bënë shumë kohë në Greqi, më vjen shumë inatë që tashmë më duhet tëluftoj pa fund për bukën e gojës. Kam dy djem dhe ata duan të hanë çtë bëj?! Atje gjërat janë bërë shumë keq…unë dhe burri themi të kthehemi përfundimisht në Shqipëri por problemi qëndron tek fëmijët. Ata janë në shkollë she nuk duan të kthehen…nuk kanë faj në fakt sepse këtu i kanë krijuar të gjitha bazat dhe nëse kthehen iu duhet të fillojnë nga fillimi. E zeza unë nuk di si çfarë do të bëjmë, punën pothuajse e kemi humbur fare…”. Si kjo grua ka dhe shumë e shumë gra të tjera që kanë mosmarrëveshje me fëmijët për tu kthyer në vendin e tyre. Kush e zgjidh këtë çështje? Kush i mbronë këta fëmijë që në të vërtetë kanë të dretë të jetojnë atje ku kanë lidur dhe kanë krijuar jetën e tyre shoqërore?! Kush i mbron këta prindër që po humbasin punët dhe nuk kanë më me se të ushqehen?!

Fëmijët e emigrantëve kundër prindërve

Problemi i të socializuarit është një vështirësi për brezin e shqiptarëve që kanë filluar jetën në vendin ku kanë emigruar. Mosmarrëveshtjet prinndër fëmijë lindin për arsyen se prindërit duke qënë se kanë humbur punët kërkojnë të shpërngulen nga vendet ku kanë emigruar dhe të kthehen në vendlindje në mënyrë që atje të fillojnë një jetë të re duke hapur një biznes apo duke blerë një shtëpi. Nga ana tjetër fëmijët e tyre nuk mund ta pranojnë këtë gjë pasi ata kanë filluar jetën në vendin ku kanë emigruar dhe nuk dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e prindërve të tyre pasi tashmë ata pëlqejnë jetën në vendin ku kanë kohë që janë socializuar. Si një gjë e mirë apo e keqe askush nuk mund ti gjykoj këta persona pasi çdokush ka dëshirë të jetoj në foirmën dhe vendin që dëshiron.

Lufta për ekzistencë

Kushtet e vështira ekonomike kanë bërë që shumë vende pune të mbyllen e për këtë arsye emigratët shqiptarë që ndodhen në Itali e Greqi detyrohen të kthehen të punojnë në vendlindje. Në Shqipëri ata mund të krjojnë një jetë më të mirë jo vetëm për faktin se jetesa nuk është aq e shtrenjtë sa në vendet e BE-së. Për këtë arsye “shpëtimi” për emigratët është kthimi i tyre në vendet e tyre për të krijuar më pas një jetë të re.

Përkeqësohen marrdhëniet e emigratëve

Pak muaj më parë një mosmarrveshje filloj mes emigratëve në greqi pasi ata akuzonin njëri tjetrin se po zinin punët e të tjerëve. Nuk është aspak e çuditëshme që themi se ka nisur luftë midis shqiptarëve dhe klandistinëve të palegalizuar në Greqi dhe saktësisht në Trikala.Shqiptarët kanë dalë në protestë duke kërkuar nga qeveria greke që të marri sa më parë masa për të riatdhesuar klandestinët që vijnë nga vendet azatike dhe Afrika.“Kriza financiare na ka prekur të gjithëve.Jemi duke humbur shumë ditë pune.Jemi njerëz që erdhëm në Greqi dhe jetojmë të ligjshëm,dërguam fëmijët tanë në shkollat greke dhe tani gjendemi buzë humnerës” tha kreu i shoqatës së emigrantlve shqiptarë në Trikala Vaio Dibra.

Të dhëna papunësie në 2011 në Shqipëri

Rreth 36 mijë punëkërkues të papunë janë shtuar në listë për vitin 2011, shifër kjo që tregon rritjen e interesimit të të papunëve për të kërkuar punë nëpërmjet Zyrave të Punësimit. 14% janë dërguar në një kurs trajnimi, 5% janë përfshirë në programet e nxitjes së punësimit ndërsa pjesa tjetër janë larguar, sepse kanë mbaruar përfitimet nga skemat e mbështetjes me të ardhura dhe nuk dëshirojnë të jenë më kërkues pune pranë Zyrës së Punësimit. Kryesisht personat janë punësuar në sektorë të tillë si: Sektori i industrisë përpunuese, call center, industria e nxjerrjes së mineraleve dhe në periudhën e verës në sektorin e hoteleri- turizmit.

Fushatë me papunësinë

Fushata zgjedhore është i vetmi moment kur partitë artikulojnë zotime dhe japin detaje mbi numrin e njerëzve që do të gjejnë punë rishtas. Qeveria thotë se ajo të krijojë 160 mijë vende pune në vend gjatë katër viteve, ndërkohë që aktualisht vendi ka vetëm 141 mijë të papunë, sipas Institutit të Statistikave. Vendet e punës që zotohet të sigurojë qeveria sigurisht që nuk do të çelen në një ditë, në të cilën do të futen menjëherë 160 mijë njerëz në punë dhe do të duheshin madje të gjendeshin 20 mijë njerëz të tjerë. Gjatë katër viteve mendohet se forca e punës do të rritet, si edhe në këto vite domethënë ajo do të rritet mesatarisht me 20 mijë vetë në vit. Kjo do të thotë se vendi, në rast se do të çelen 160 mijë vende, sipas zotimit të qeverisë, do të ketë një shkallë papunësie, e cila duhet të jetë më e ulëta në botë. Në rast se vendi do të ketë rritje ekonomike rreth 10 për qind në vit gjatë katër viteve, atëherë mund të krijohen 160 mijë vende pune. Llogaritë tregojnë se vetëm një rritje ekonomike me mbi 10 për qind në katër vitet që vijën mund të krijojë 160 mijë vende të reja pune.

Statistikat

“Forcat e punës në vend llogaritet të rriten mesatarisht me 5 mijë vetë në tre muaj ose me rreth 20 mijë vetë në vit”. Të dhënat që jep Instituti i Statistikave bazohen në anketa dhe për këto të dhëna nuk mund të ketë llogari të sakta, megjithatë këto shifra ndihmojnë për të kuptuar se vendi, ndonëse me rritje ekonomike prej rreth 6 për qind në vit (sipas qeverisë), përsëri e ka shumë të vështirë të krijojë vende pune.

Kriza në Greqi sipas “The Economist” Kriza e ekonomisë greke po detyron shumë shqiptarë që prej vitesh kanë punuar në Greqi, të shohin mundësitë të kthehen në Shqipëri, shkruan gazeta , ‘The Economist’. Revista sjell fakte qe sipas saj cdo tregues po i çon shqiptarët emigrantë në Greqi drejt një vendimi të vetëm, kthimin në atdhe. Nga statistikat më të fundit të censusit në Shqipëri rezultoi se në vend jetojnë vetëm 2.8 milionë banorë, nga të cilët 7.7 % presupozohet se kanë braktisur vendin, më shumë se një dekadë më parë. “1.4 milionë mendohet se kanë emigruar dhe prej 20 vitesh, më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Greqi. Por, shqiptarët e papunë kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri.
“Është kohë dreke dhe ndodhemi në një nga shkollat e Selanikut. Valbona Hystuna, punon mësuese në këtë shkollë. Mësuese Hystuna thotë se, ‘shumë njerëz kanë mbetur pa punë, shumë kanë ikur, shumë të tjerë po planifikojnë të largohen në atdhe, të gjithë flasin për këtë këtu. Në të shkuarën shqiptarët punonin ilegalisht në Greqi, por kohët e fundit shumë prej tyre kanë siguruar leje. Ata që kanë humbur punën, kanë humbur dhe lejen për qëndrim në Greqi, duke i detyruar kështu të kthehen në shtëpi sesa të jetojnë në ilegalitet pa punë e pa leje në shtetin fqinj”, shkruan më tej artikulli me me titull ‘Të ikim sërish në shtëpi’. Kjo ndodh në një kohë kur shqiptarët ishin integruar shumë mirë në Greqi. Fëmijët e tyre flasin më mirë greqisht se shqip, dhe po këtyre fëmijëve do t’iu duhet të mësojnë mirë shqipen përpara se të kthehen në atdhe. “Të rriturit flasin shqip, fëmijët mes tyre vetëm greqisht, madje të vegjlit kanë shumë pak njohuri rreth Shqipërisë. Prindërit janë të shqetësuar, ata më kanë thënë se gazetat shqiptare kanë paralajmëruar se fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi janë të papranueshëm pasi ata nuk kanë emra shqiptarë, por emra grekë”, thotë mësuesja Hystuna. ’The Economist’ nuk sjell dhe qëndrimin e qeverisë shqiptare nga këtij fenomeni. “Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto thekson se vetëm pak janë kthyer ne atdhe”. Revista përqëndrohet më pas dhe tek dërgesat e emigrantëve në Shqipëri që sa vijnë dhe shenojnë rënie.
“Në vitin 2007, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milion euro, në vitin 2010, 690 milionë euro, shifër kjo që u tkurr në 3 mujorin e parë të vitit 2011 dhe arriti në kuotën 475 milionë euro”, shkruan The Economist, duke shtuar se ‘pavarësisht kësaj ekonomia shqiptare nuk është futur ende në recension krahasuar me atë greke, por përkundrazi pati një rritje me 2.5% në vitin 2011′. Sipas revistës, dhe firmat greke po kthejnë sytë nga Shqipëria. “Disa kompani greke kanë shpërngulur bizneset nga Greqia drejt Shqipërisë nën drejtimin e shqiptarëve të besuar që kanë punuar për ta në Greqi.
Por, pritet që efektet e krizës ekonomike si në Greqi dhe në Itali të prekin dhe shqiptarët, por nuk do të jenë shkatërruese. Jo nëse shqiptarët kthehen në atdhe, ata atje do e gjejnë një punë, një pagë dhe shtëpinë e tyre”. Revista madje thekson se shumë shqiptarë kanë transferuar kursimet e tyre në shtëpi duke i larguar nga bankat pasi ekziston frika se Greqia mund të dalë nga eurozona

Nuk ka komente:

Posto një koment