e martë, 16 tetor 2012

Puthja e “gjumit të ëmbël” drejt zhdukjes!...

BRITANI- Puthja me anë të cilës urojmë “gjumë të ëmbël”, simbol i butësisë, sigurisë, ëmbëlsisë dhe intimitetit po zhduket, pasi kërcënohet nga jeta e përditshme, nga indiferenca, zakoni, ndoshta edhe nga kriza (që po kthehet në shkaktarin e të gjithave problemeve të shoqërisë)... Konstatimi se puthja e “natës së mirë”, e cila shoqërohet shpesh me një urim për ëndrra të bukura dhe gjumë të ëmbël, vjen nga një studim britanik që bën edhe një përshkrim të sjelljes së cifteve në ditën e sotme.

Studimi është realizuar falë sondazhit të kryer në zinxhirin e hoteleve Travelodge në Britani, me qëllim studimin e sjelljes së 2000 cifteve përmes zakoneve të tyre sidomos gjatë mbrëmjeve.

Nga studimi u vu re se 8 nga 10 e të anketuarve e quanin tashmë histori të së kaluarës. puthjen para gjumit, ndërkohë që 25% e të intervistuarve pranoi se nuk duron as prekjen, por statistika shkon edhe më tej ku 90 % e cifteve pranuan që madje nuk shkëmbenin as një “ të dua”. Ndërsa, 40% e pjesmarrësve në sondash deklaroi se flë në njërin krah dhe me shpinë nga partneri.

Nëse i referohemi sondazhit britanik atëherë duhet ti themi “lamtumirë puthjes së gjumit të ëmbël” dhe duhet të kënaqemi vetëm me filmat romantik.

Nuk ka komente:

Posto një koment