e diel, 14 tetor 2012

Ksavi: Historia nuk do ta kujtojë Murinjon...!!!

Ksavi Hernandez ka folur mbi luftën mes Barcelonës dhe Real Madrid në kampionatin spanjoll, duku iu kundërvënë hapur trajnerit të madrilenëve, Zhoze Murinjos... “Nuk do të përfshihej kurrë në lojën e Barcelonës. E njoh, pasi ka qenë këtu tre vite, por futbolli i tij nuk është ai që na pëlqen. Puna e tij është më shumë të spekulojë, të bëjë të kundërtën e asaj që thotë dhe për këtë arsye mendoj se nuk do të kujtohet nga historia”, tha mesfushori i cili mendon se trajneri më i mirë vazhdon të jetë Pep Guardiola.

“Pa i hequr asgjë Tito Vilanova, ai jep më pak nga Pep. Për mua ka qenë një referencë si lojtar e trajner. Më ka ndihmuar se si ka evoluar në botën e futbollit, ishte një lider në dhomat e zhveshjeve dhe më ka dhënë një mbështetje shumë të fortë. Por mes tij dhe Vilanovas ka shumë pak ndryshime taktike. Tito është shumë i përgatitur dhe ka idetë e qarta me filozofinë e Barcelonës në mendje”.

Ksavi ka bërë të qartë se brenda skuadrës nuk ka liderë të mirëfilltë, ndërsa ka hedhur poshtë idenë se dhomat e zhveshjes kontrollohen nga ylli i Barcelonës, Lionel Mesi.“Në dhomat e zhveshjeve nuk komandon Leo Mesi, në të kundërt, ai është ndër personat më të qetë. Ai është një person i jashtëzakonshëm, është numri 1. Për mua është më i miri në histori dhe i ka kaluar të gjithë para tij. Ai bën gola dhe punon për skuadrën, është një pikë referimi për të gjithë. Ai është më i miri me diferencë ndaj të tjerëve, loja e tij është shumë më vendimtare se e Kristiano Ronaldos”, u shpreh mesfushori mbi debatin që ka lindur se kush është lojtari që meriton më shumë “Topin e Artë”.

Nuk ka komente:

Posto një koment