e hënë, 26 nëntor 2012

Tiranë, pasagjeri vret faturinon e furgonit, debat për pagesën...

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele tek Zogu i Zi në kryeqytet. Katër persona, dy të rinj dhe dy të moshuar pasagjerë në furgonin e linjës Tiranë-Durrës kanë vrarë me thikë, në debat e sipër faturinon... Shkak për vrasjen është bërë pagesa e biletës. Policia sqaron se katër personat kanë hipur në furgon në afërsi të Stacionit të Trenit, ndërsa kur janë afruar tek Zogu i Zi kanë kërkuar të zbresin. Në këtë moment faturinoja ka kërkuar një pagesë prej 1500 lekësh të vjetra për person, e cila i është dukur e kripur këtyre pasagjerëve. Faturinoja, 17-vjecari Julian Cuni ka kërkuar që ata ta paguanin rrugën deri në Durrës, pasi furgoni do të shkonte bosh deri atje, me zbritjen e tyre.

Pasi e kanë kundërshtuar me fjalë, pasagjerët e kanë rrahur faturinon dhe njëri prej tyre, rreth 25 vjec e ka goditur disa herë me thikë në bark, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Faturinoja ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak, pa mundur ti bëjë dot ballë plagëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorët, pas marrjes në pyetje edhe të dëshmitarëve të rastit. Po sipas bluve të Tiranës, autorët janë dy të rinj në moshë dhe dy të moshuar, të cilët pritet të vihen në pranga.

Nuk ka komente:

Posto një koment