e diel, 14 tetor 2012

Coca Cola largohet nga Greqia...!!!

Kompania më e madhe në Greqi, Hellenic Coca Cola ka njoftuar se do të largohet nga Greqia. Gjiganti i pijeve freskuese ka vendosur të zhvendoset në Zvicër dhe të listojë aksionet e saj në bursën e Londrës dhe lajmi në tregje është një goditje e rëndë për ekonominë tashmë në vitin e pestë të recesionit...Ndikimi i menjëhershëm material pritet të jetë i vogël, pasi fabrika greke do të vazhdojë të funksionojë por për analistët është lajmi më i keq i mundshëm për një vend që synon të rrisë konkurueshmërinë brenda eurozonës.

Kjo është kompania e dytë më e madhe pas kompanisë mëmë në shtetet e bashkuara dhe Coca-Cola amerikane ka 23 për qind të aksioneve të Hellenic Coca Cola. Kjo e fundit shet produktet e saj në 28 vende të ndryshme të botës nga Rusia në Nigeri dhe 95 për qind e aksionarëve dhe e operacioneve të saj është jashtë territorit grek

Nuk ka komente:

Posto një koment