e premte, 19 tetor 2012

Arratiset nga burgu i Idrizovës “Komandant Kukësi”....

Shkup – Komandant Kuksi i burgosur i “Idrizovës” i dënuar për rëmbim të policisë dhe vrasje në tentim arriti të ikë me një motoçikletë nga Qendra Klinike në Shkup, ku ai ishte dërguar për një ndërhyrje kirurgjikale njofton Drejtoria e Burgut të Idrizovës...
Bëhet fjalë për shtetasin nga Shqipëria Nildet Meçkaj (37) i njohur gjatë konfliktit të 2011 si Komandant Kukësi, i cili u dënua me burg për 9 vite dhe 10 muaj për tentim vrasje dhe rrëmbim. I burgosuri qëndronte ne spital nen mbikqyrje te policise pas operacionit të kryer. Ai priti momentin e përshtatshëm për ta goditur rrojen policore që ishte aty i cili humbi vetëdijen, më pas me një motoçikletë arriti të largohet nga Qendra Klinike. Meçkaj është në burg të “Idrizovës” që nga muaji janar i vitit 2005 dhe u desht të qëndrojë deri në muajin shkurt të vitit 2014. Me vendimin e presidentit Ivanov, Meçkaj këtë vit më 2 gusht mori një zvogëlim të dënimit me burg për 9 muaj. Shtetasi shqiptar në vitin 2005 u dënua me katër vite burg për rrëmbimin dhe rrahjen e tre inspektorëve të policisë të Tetovës në korrik të vitit 2001. Meçkaj bashkë me disa persona tjerë i rrëmbeu policët shqiptar dhe i keqtrajtoi për arsye se punonin në polici. Për shkak se është një shtetas i huaj për atë nuk vlejti ligji për amnisti.. Nildeti poashtu ishte i dënuar për vrasje në tentim të pronarit të foto studios “Beqo” në Cair të Shkupit

Nuk ka komente:

Posto një koment