e mërkurë, 10 tetor 2012

Zbogar: Kosova e gatshme të negociojë MSA-në


Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se miratimi i Studimit të Fizibiliteit për Kosovën tregon gatishmërinë e Prishtinës për nisjen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA).
“Ky studim ka konfirmuar qartë se nuk ka pengesa ligjore për realizimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Zbogar.

Komisioni Evropian ka lansuar të mërkurën Studimin e Fizibilitetit për Kosovën.

Qeveria e vendit është zotuar se do t’i përmbushë të gjitha obligimet afatshkurta dhe afatgjata, që parasheh ai.

Nuk ka komente:

Posto një koment