e mërkurë, 10 tetor 2012

Birra Peja sponsor i kombëtarës “Kuq e Zi”

Birra Peja është zyrtarisht sponzor i kombëtarës “Kuq e Zi” në ndeshjet eliminatore drejtë Kampionatit Botëror “Brazili 2014”. Duke filluar nga ndeshja e kombëtarës kundër Islandës, të gjithë spektatorët në stadiumin “Qemal Stafa” do të kanë mundësinë të freskohen me birrën tashmë kombëtare “Birra Peja”.
Shoqëria aksionare Birra Peja ka nënshkruar kontratë sponzorimi
me Federatën Shqiptare të futbollit për të gjitha ndeshjet në kuadër të ndeshjeve eliminatore për kualifikim në kampionatin botëror “Brazili 2014”.

Të gjithë përkrahësit e kombëtares “Kuq e Zi” që do të janë prezent në stadiumin “Qemal Stafa” të premtën me datën 12 tetor, do ta kanë mundësinë që emocionet e ndeshjes ti përcjellin nën freskinë e Birra Peja e cila është e njohur edhe jashtë territorit të Kosovës dhe tashmë është birrë kombëtare.

Edhe ndeshja tjetër e rradhës e kombëtarës ndaj Sllovenisë me datën 16 tetor do të përcjellet me Birra Peja për të treguar edhe njëherë se sukseset kombëtare janë të rëndësisë së veçant, posaqërishtë këtë vit kur festohet edhe 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Birra Peja për adhuruesit e vet ka organizuar edhe dhurata. Për secilën ndeshje të kombëtares do të dhurojë bileta falas për ndeshjet që do të mbahen në Tiranë si dhe jashtë Shqipërisë. Për ti fituar biletat, viziton faqën e Birra Peja Like në facebook dhe do të njoftoheni me rregullat e lojës.

Bashkëpunimi do të zgjatë deri në muajin maj të vitit 2014 kur do të përfundojnë ndeshjet eliminatore dhe afrohet periudha e fillimit të kampionatit botëror në Brazil.
I dëshirojmë suksese kombëtarës sonë dhe shpresojmë se kombëtarja “Kuq e Zi” do të kualifikohet në kampionatin botëror “Brazili 2014”.

Nuk ka komente:

Posto një koment