e premte, 12 tetor 2012

Shqipëria mundet 1-2 nga Islanda, në “Qemal Stafa”

Shqipëria ka marrë një humbje surprizë përballë ekipit të Islandës në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" me rezultatin 1-2... Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian De Biazi e kanë nisur mjaft keq takimin duke pësuar gol në minutën e 19'. Ujkani gabon, që heziton të dalë në një top të lartë në zonë. Saevarson i ndodhur përpara portës nuk heziton të gjuajë duke dërguar topin në rrjetë dhe vendosur heshtjen në stadium. Shqipëria hidhet në sulm dhe barazon, pas një aksioni të bukur Meha pason në zonë për Çanin në minutën e 29', i cili nga pranë, pasi i shmanget mbulimit të dy mbrojtësve, shënon për përfaqësuesen tone. Ndeshja Shqipëri- Islandë është ndërprerë për 20 minuta për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Pjesa e dytë e ndeshjes ka parë Shqipërinë në sulm, në kërkim të golit të avantazhit, por terreni i vështirë nuk i ka favorizuar aspak kuqezinjtë. Atëherë kur të dy ekipet po shkonin drejt fundit, Sigurtson nga një goditje dënimi ka shënuar golin e "Nock - out" për Shqipërinë, duke shënuar kështu humbjen.

Nuk ka komente:

Posto një koment