e premte, 12 tetor 2012

Shqipëria U-19 humbet me Italine ne Vlore

Kuqezinjtë 19-vjecarë, me trajner Foto Strakoshën, kanë zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese në grup me homologët italianë,... në stadiumin e Vlorës, ku janë mundur 3-0.

Nën dritat e prozhektorëve, prej orës 18:00 të së premtes, Shqipëria U-19 ka sfiduar me një lojë pozitive në 45 minutat e para fqinjin tonë të përtej Adriatikut.

Me në krye portierin Tomas Strakosha, djali i trajnerit të kësaj kombëtareje, që ka shkëlqyer me pritjet e tij, por edhe me elementë të tjerë kuqezinj, pjesa e parë është zhbllokuar vetëm në minutat shtesë, ku Padovan shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë janë ndëshkuar edhe dy herë, duke e humbur ndeshjen me rezultatin 3-0.

ITALI – SHQIPERI 3-0
Padovan 45+2′, 90+2′, Belloni 55′

Nuk ka komente:

Posto një koment