e premte, 19 tetor 2012

SHBA përshëndet takimin Thaçi-Daçiç: Dialogu, e vetmja zgjidhje...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Beogradit dhe takimin e sotëm në mes të kryeministrave të të dy vendeve...

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philp Reeker, në një koferencë për mediat përshëndeti takimin e sotëm të shefes për politikës së jashtme të Bashkmimit Evropian me kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës, ndërsa theksoi se kjo vazhdon të mbetet një prej sfidave të së ardhmes në Ballkan.

Dialogu, tha ai, është e vetmja zgjidhje, nuk ka alternativë tjetër. Shtetet e Bashkuara, tha zoti Reeker, janë shumë të përfshira në procesin e përmirësismit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe Bashkimi Evropian, tha zoti Reeker, po punojnë për të çuar përpara dialogun mes këtyre dy vendeve, që ato të normalizojnë marrëdhëniet me njera tjetrën.

Nuk ka komente:

Posto një koment