e premte, 19 tetor 2012

"Shqiptarja" zgjidhet Miss Libani...

Për herë të parë në historinë e një vendi ndodh që spektakli më i madh i bukurisë të dominohet nga dy motra binjake. Shteti i Libanit këtë vit e ka përjetuar një gjë të tillë, ku dy bukuroshet binjake Rina dhe Roma kanë fituar spektaklin ”Miss Lebanon” respektivisht Rina është shpallur miss kurse motra e saj binjake Roma si shoqëruesja e parë e misit.
Por çfarë është akoma më interesante tek vajzat është mbiemri i tyre, gjë që aludon shumë në një mbiemër shqip. Sa që lirisht mund të thuhet se prejardhja e tyre nga babai është shqiptare, duke qenë se mbiemri i tyre është Shabani (Chibany), ndërsa i ati i tyre është një emigrant i cili për shkaqe të biznesit është vendosur në Liban nga ku është martuar me një libaneze, ku nga kjo martesë ka dy vajzat binjake, Rinën dhe Romën.
Ne foto Rina & Roma
Rina, ”Miss Libani”
Emri: Rina Shabani (Chibany)
Mosha: 21
Shkollimi: studimet e larta për arkitekture
Hobi: sportet e ujit dhe leximi
Gjatësia: 178cm
Pesha: 54kg
Përmasat: 85-63-93
Cilët janë synimet tua?
Synimi im është të gjej dashuri gjithkund, përfshirë këtu edhe dashurinë time të jetës dhe të shijoj jetën së bashku me të. Dëshiroj të mësoj diçka të re secilën ditë…
Çfarë ju inspiron më së shumti?
Prindërit e mi më inspirojn gjithmonë për të mirë.
Çfarë mendoni se keni kualitet të mirë tek vetja dhe pse?
Gjithmonë dëgjoj të tjerët, jam humane shumë, besimtare dhe produktive.
Rina Shabani (Chibany)
Sa e rëndësishme është për juve të dukeni bukur gjatë gjithë kohës?
Sot në botë shumë është e rëndësishme të dukesh bukur, por aparenca psiqike ka më shumë rëndësi.
Çfarë do kishe dashur të ndryshosh tek vetja dhe pse?
Nëse do mundja të ndryshoj tek vetja ime atëherë do kishte qenë sensibiliteti im.
Numëroni favoritet tuaja?
Libri: Veronica decides to die.
Dizajneri: Elie Saab.
Filmi: Harry Potter.
E konsideroni veten më shumë dhënëse apo marrëse?

Rina dhe Roma
E konsideroj veten më shumë dhënëse. Kjo gjë ndikon tek unë të jem në të ardhmen një profesioniste dhe sigurisht që do mundem të bëj për vete gjithcka.
Roma, ”Miss Libani” përcjellësja e parë
Cilat janë synimet tua?
Të realizoj veten, të jem aktive, e shëndetshme, të kem një raport të mrekullueshëm me prindërit dhe miqtë, të ndihmoj sa më shumë që të mundem, t’i shërbej Zotit, të kem shancë dhe të shijoj jetën sa më shumë.
Kush ose çfarë ju inspiron më së shumti në këtë botë?
Prindërit e mi.
Çfarë mendoni se keni kualitet të mirë tek vetja dhe pse?
Jam një shok i mirë, dua të ndihmoj të tjerët, jam shumë e afërt me njerëzit dhe e kujdesshme njëkohësisht.
Sa e rëndësishme është për juve të dukeni bukur gjatë gjithë kohës?
Të jemi të sinqertë, sot bota ka ndryshuar shumë dhe aparenca është e rëndësishme për gjithkënd dhe të gjithë dëshirojnë të duken sa më shumë, pra e rëndësishme është shumë që unë të dukem bukur dhe mirë gjatë gjithë kohës.
Çfarë do dëshiroje të ndryshoje tek vetja dhe pse?
Të mendoj dhe të mos shqetësohem për të kaluarën dhe atë çfarë ka ndodhur. Ne gjithmonë duhet të shikojmë përpara dhe të fokusohemi në gjëra të mira.
Numëro favoritet tuaja në këtë jetë?
Libri: Samarkand nga Amine Maalouf.
Dizajneri: Elie Saab.
Filmi: Moulin Rouge.
Roma Shabani (Chibany)
E konsideroni veten si dhënës apo marrës?
Unë definitivisht jam dhënës e jo marrës. Mënyra e dhënies është shumë speciale dhe e mirë por jo në të gjitha rastet…

Nuk ka komente:

Posto një koment