e martë, 16 tetor 2012

Kukës, godet sërish krimi në familje, djali vret me armë babain...

Një tjetër viktimë e krimit brenda familjes, tashmë të shndërruar në një fenomen, është shënuar pasditen e sotme në fshatin Bardhoc të komunës Tërthorë në Kukës. Djali ka qëlluar me armë babain e tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme... Sipas informacioneve paraprake nga policia e qarkut të Kukësit, ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa informacionet në lidhje me krimin janë të kufizuara për shkak se grupi hetimor ende nuk ka nxjerrë konkluzionet e para.

Sipas korrespondentit të TV A1 Report në vendngjarje, Bekim Lekica, viktima është shtetasi Sali Laçi 78 vjeç, i vrarë nga i biri Avdi Laçi i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkaq, mësohet se krimi është shënuar brenda banesës së familjes Laç. Ku i biri ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të babait të tij, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup si pasojë e të cilave 78-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Autori i krimit është larguar nga banesa për t’i shpëtuar prangave të policisë, sakaq mësohet se policia po organizon operacione të shumta kërkimore për arrestimin e vrasësit

Nuk ka komente:

Posto një koment