e premte, 16 nëntor 2012

Paradite ishte mësues i matematikës, pasdite yll pornoje

Shumëkush i kujton mësuesit e matematikës si njerëz me syze, të dhënë pas mësimit dhe ndër më të rreptët...

Por nuk ndodh kështu me një mësues matematike në një shkollë profesionale në Fulda të Gjermanisë.
Ndërsa paradite mësonte nxënësit në shkollë, në kohën e lirë ai luante në filma porno.
Një nga nxënësit e shkollës “Richard Mueller” kishte parë në internet mësuesin e tij në film porno.
Shumë shpejt nisën të qarkullojnë fotot e tij në shkollë.
Gjithçka ra në vesh të drejtuesve të shkollës.
Mësuesi e mohoi për thuajse një javë që kishte marrë pjesë në filma porno. Por drejtori i shkollës e pa vetë filmin dhe aty dukej qartë mësuesi i matematikës.
Kur u përball me të vërtetën, mësuesi shpërtheu në lot.
Ai pranoi se kishte luajtur në filma porno.
Mësuesi është pushuar nga puna, pasi drejtoria e shkollës thotë se ai duhet të jetë një shembull për tu ndjekur jo vetëm kur është në shkollë, por edhe jashtë saj.

Nuk ka komente:

Posto një koment