e diel, 14 tetor 2012

Raporti i BE, debate të forta në Beograd...

Në Beograd termi i përdorur në strategjinë për zgjerim të BE-së, “integriteti i Kosovës” ka gjallur pakënaqësi në klasa politike. Por pavarësisht reagimeve dhe ndryshimit të këtij termi zëvendës.kryeministrja serbe për Integrimet Evropiane, Suzana Grubjeshiç thotë se nuk është mundshme që BE ta ndryshojë formulimin për “tërësinë territoriale të Kosovës...
Në një intervistë gazetën Blic, Grubjeshiç tha se Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, ka thënë se Komisioni nuk do ta ndryshojë këtë formulim. Pyetjes kush ka ndikuar që formulimi tërësia tokësore të futët në dokument, Grubjeshiç i është përgjigjur se ky është një vendim i vetëm i ndonjë nga vendet anëtare të BE.


Gjithashtu për Blic, kryetari i Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviç ka thënë se presidenti Nikoliç ka bërë gabim me deklaratën për ndryshimin e formulimit të papranueshëm për Serbinë.

“Ky është gabim sepse mbështetet në ide aq herë të dështuara se problemi i Kosovës mund të zgjidhet në atë mënyrë që secili fjalët do t`i interpretoj sipas mënyrë së vet, që formulimet do të përkthehen ndryshe në serbisht, shqip e anglisht”, ka thënë Jovanoviç.

Sipas tij nuk është e re “që në Qeveri dhe Presidencë po shfrytëzohet çdo rast për t`u demonstruar muskujt patriotik në temat për të cilat duhet dialog.

Një ditë më parë Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç i ka bërë apel Bashkimit Evropian që të jetë i paanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe që ta ndryshojë formulimin integriteti i Kosovës.

Niklolic ka thënë se ndryshimi i këtij formulimi, që qëndron në Strategjinë për Zgjerim të BE-së, do të paraqiste një hap të vogël që do t`i jepte Serbisë fuqi për të zgjidhur të gjitha problemet ekzistuese dhe të vazhdojë dialogun me Kosovën në nivel më të lartë politik.

Nuk ka komente:

Posto një koment