e mërkurë, 17 tetor 2012

Një tërmet mesatar e goditi Zelandën e Re...

Welington, 17 tetor 2012 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej 5,5 ballëve sipas shkallës së Rihterit e goditi Ishullin verior të Zelandës së Re, por tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale...Tërmeti ishte në thellësi prej 110 kilometrave dhe ishte ndjerë në tërë terrtorin e ishullit, duke e përfshirë edhe kryeqytetin Velington.

Zelanda e Re gjendet në të ashtuquajturën unaza e zjarrtë. Në muajin shkurt të vitit të kaluar në një tërmet të fuqishëm në qytetin Krajstçer e humbën jetën 185 njerëz, ndërsa ishte shkatërruar pothuajse tërë qendra e qytetit.

Nuk ka komente:

Posto një koment