e martë, 4 dhjetor 2012

AK i zë rrugën Berishës në Vlorë, policia i largon me forcë [FOTO]

Aleanca Kuq e Zi ka pritur me protesta ne Vlorë kryeministrin Sali Berisha, i cili vendosi të mbante mbledhjen e radhës së qeverisë në shtëpinë shekullore të pavarësisë... “Qindra protestues qëndruan të ulur për më shumë se një orë në rrugën kryesore përballë shtëpisë së pavarësisë, ndërkohë që shtetasi Sali Berisha po niste mbledhjen e qeverisë së turpit në godinën ku 100 vjet më parë Ismail Qemali mblodhi për herë të parë kabinetin e qeverisë, që i dha Shqipërisë pavarësinë. Nën thirrjet patriotike dhe ato kundër qeverisë më të korruptuar në historinë 100 vjeçare të Shqipërisë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, të vendosur për të denoncuar turpin e qeverisë se shtetasit Sali Berisha, i cili ndryshe nga Ismail Qemali që firmosi aktin e pavarësisë, firmosi para tre viteve aktin e tradhtisë, duke i shitur shtetit grek 350 kilometra katrorë ujëra territorialë,” thuhet në deklaratën e AK.

“Me gjithë presionin e vazhdueshëm të policisë dhe forcave RENEA për të larguar aktivistët e Aleancës Kuq e Zi, këta të fundit qëndruan të palëkundur kundër aktit më të shëmtuar në këtë 100 vjetor të pavarësisë. Policia nisi të largonte aktivistët e Aleancës Kuq e Zi duke i tërhequr ata zvarrë nga rruga për t’i hapur rrugën shtetasit dhe tradhtarit Sali Berisha për tu ulur aty ku 100 vjet më parë Ismail Qemali hodhi gurin e themelit të shtetit shqiptar, policia arriti deri në kërcënimin e drejtpërdrejtë të aktivisteve të Aleancës Kuq e Zi dhe për rrjedhojë të rezistencës së kuqezinjve, policia hodhi gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e Aleancës Kuq e Zi.

Me gjithë metodat e mundshme që Policia e Rendit, RENEA dhe Garda e Republikës larguan në zbatim të urdhrave të servilëve të strukturave të shtetasit Sali Berisha aktivistët e AK. Aktivistet e AK përgjatë gjithë protestës kanë lëshuar thirrje patriotike kundër tradhtarëve në kabinetin e shtetasit Sali Berisha,” vijon deklarata.

Aktivistet e Aleancës Kuq e Zi kanë vepruar të vetëm gjatë gjithë protestës.


Nuk ka komente:

Posto një koment