e martë, 30 tetor 2012

Liam Neeson: Do i vras te gjithë Shqiptarët që me kundervihen...!!!

Nuk e ka mbushur muajin filmi që po shfaqet në kinematë shqiptare, megjithatë vështirë të ketë ndodhur herë tjetër të provokojë kaq shumë debate dhe diskutime në forume, rrjete sociale apo të jenë shkruar artikuj të ndryshëm në revista e gazeta...

Bëhet fjalë pikërisht për filmin “Taken 2”, prodhim hollivudian me skenar të Luc Besson dhe regji të Oliver Megaton, ku “të këqinjtë”, në rolin e kriminelëve, janë të gjithë shqiptarë.

Zanafilla e të “këqinjëve” shqiptarë në filimin “Taken” shpaloset që në pjesën e parë të këtij filmi.


I përmbledhur në pak fjalë, filmi i parë tregon historinë e ish punonjësit të CIA-s Bryan Mills, interpretuar nga aktori Liam Neeson, të cilit një bandë shqiptarësh në Paris i rrëmbejnë vajzën me qëllime trafikimi.

Personazhi negativ është Marko nga Tropoja, interpretuar nga aktori shqiptar Arben Baraktaraj, i cili vret, përdhunon, shet vajza në mënyrë mizore pa ju dridhur qerpiku.

Pas suksesit të filmit të parë në 2008, u xhirua pjesa e dytë, ku babai i tij Murad, si për të vërtetuar se krimi është një trashëgimi që shqiptarëve u kalohet ndër breza, betohet për një hakmarrje, e cila kalon dhe përmes korruptimit dhe pjesëmarrjes në krim edhe të instancave shtetërore, siç është në këtë rast SHIK-u.

Mirëpo edhe pse një numri të madh shqiptarësh nuk i vjen aspak mirë, ky nuk është filmi i vetëm hollivudian ku imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është i keq.

Kinematografia amerikane e ka zbuluar Shqipërinë, të paktën që nga viti 1997 kur shikuesit e shumtë mbushën kinematë për të parë filmin “Wag the Dog”.

Në mënyrë ironikisht profetike, pak para luftës së tmerrshme në Kosovë, në këtë film, Presidenti i Amerikës, shfaqet si një regjisor i cili kurdis një histori të paqenë lufte, për të mbledhur sa më shumë vota.

Edhe pse imazhi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, nga ky intenerar i shkurtër në kinematografinë amerikane nuk del agresivisht i keq, gjithsesi nuk është lumturisht i mirë.

Po kështu edhe filmi greko-gjerman, “Eduart” në 2007, i Angeliki Antoniou-t, me shumicën dërrmuese të aktorëve shqiptarë, mes të cilëve në rolin kryesor, aktori i kosovës Eshref Durmishi. Ky i fundit në rolin e një djaloshi shqiptar që vret një grek, por që mund të kishte vrasë këdo.

Edhe pse Shqiptarët nuk përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në një situatë jo të këndshme, një tjetër regjisori i madh Spike Lee në filmin e tij “Inside man”, sjell në ndihmë të hetuese të policisë, një imazh negativ të stereotipizuar të femrës shqiptare, si provokuese, joshëse dhe korruptuese.

Përpos këtyre filmave, në vitin 2011 shumë aktorë të njohur të hollivudit, si Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Ëillis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme “vijnë” në Shqipëri nëpërmjet filmit “Mercenarët 2″ film i zhanrit aksion, Shqipëria përshkruhet si një vend totalisht pa rregulla dhe pa ligje funksionale.

Dhe së fundmi aktorja veterane Glenn Close ka zbuluar se është frymëzuar pikërisht nga burrneshat shqiptare, për të nxjerrë sa më origjinal rolin e një gruaje të kthyer në burrë në filmin “Albert Nobbs”.

Për mediat amerikane, ajo ka treguar se është bazuar te “virgjëreshat e betuara”, për të perfeksionuar interpretimin e saj në filmin dramatik. Aq sa madje e ka ndihmuar atë, për të marrë edhe nominimin si “Aktorja më e Mirë” në edicionin e vitit 2012 të çmimeve “Oscar”.

Natyrshëm na lind pyetja: A përceptohemi drejtë nga kinematografia e huaj? Çfarë impakti kanë gjithë këto shfaqje kinematografike? Po kinemaja jonë a ka ditur t’i përgjigjet këtyre fakteve?

Nuk ka komente:

Posto një koment