e hënë, 11 shkurt 2013

Marin Mema: Kundërshtar me ekstremistët antishqiptarë

Një nga “thesaret” e gazetarisë shqiptare, i cili ndjenjat atdhetare e vlerat më të larta kombëtare i shfaq përmes profesionit të tij, duke u përfshirë kryesisht në gazetarinë hulumtuese; me raportimet e tij që shkojnë sa nga korrupsioni qeveritar te abuzimi me të drejtat e njeriut, sa nga transmetimi i vuajtjeve të shqiptarëve në zonat periferike të vendit, aq duke lëvruar në lëmin historik të trashëgimisë shqiptare, ai, pra, Marin Mema, na vjen sot përmes një interviste të gjatë, ndofta e para e këtij lloji, ku flitet për gjithçka e çdo gjë, jo aq për jetën e tij, sesa për atë që ai qenësisht ia ka dhuruar Shqipërisë dhe shqiptarëve: