e hënë, 26 nëntor 2012

100-vjetori, pronarët e lokaleve hapin thesin për këngëtarët


Duket se ky 100-vjetor Pavarësie më shumë se kushdo tjetër do të festohet nga këngëtarët, të cilët mezi e kanë pritur këtë ditë për t’u paguar ashtu siç do dëshironin... Kështu, përveç disa emrave të njohur, si: Aurela Gaçe, së bashku me motrën e saj Blerta, Sinani dhe Seldi, Poni etj., që janë ftuar të këndojnë në Amerikë, disa emra të njohur do të qëndrojnë në Tiranë për të kënduar atë natë.

“Te Stela Beergarden” me muzikën më të mirë shqiptare me këngët që i janë kënduar Shqipërisë ndër vite, më 28 e 29 Nëntor do të këndojnë: Juliana Pasha, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Pirro Çako.

Nuk ka komente:

Posto një koment