e shtunë, 24 nëntor 2012

Shkulen shqiptaret drejt Vlores...

Shkulen shqiptarët duke lëvizur drejt Vlorës, kryesisht nga trojet shiptare jashtë Shqipërisë. Emocionuese! Përpiqen të kryejnë simbolikisht rrugëtimin e Isa Boletinit 100 vjet më parë... Bëjnë atë që ndjejnë. Të shkojnë në Vlorë. Nuk bëjnë ç'u thotë e majta apo e djathta. Me neveri maskaradat e tyre i përbuzin pikërisht me këtë gjest patriotik, vajtjen në Vlorë duke imituar mbledhjen e delegatëve 100 vjet para. E ndjejnë që duhet të jenë në Vlorë. Edhe pse shtëpinë ku u ngrit flamuri nuk do e gjejnë. Se një vetëmbret do të lejonte shembjen rreth 80 vite më parë. E ndjejnë që duhet të venë në Vlorë. Dhe jo për karshillëk ndaj kryeqytetit. Por për të nderuar ata burrat e parë, të qëmotit, që u mblodhën dhe shpallën Pavarësinë, që historia apo rrethanat rastësisht i mblodhën në Vlorë. E ndjejnë që duhet të jenë në Vlorë, për të bërë homazhe tek Babai i Kombit. Në Tiranë nuk do përkuleshin me nderim para Ismailit, por do u jepshin thela mishi. Do dëgjonin shamata e përçarje. Në Vlorë do respektohet vendimi i atyre burrave që vendosën që ky vend të quhej Shqipëri.
...Në Vlorë po i presin

Nuk ka komente:

Posto një koment