e hënë, 15 tetor 2012

Bashkëbisedim në mes Hasan Prishtinës dhe Komandantit !...

Hasan Prishtina na erdhi në Shkup !-Ata që I silleshin nëpër këmbë mendonin se Hasan Prishtina do të rrije në bronz, I mbuluar me pëlhurë të kaltërt ( si flamuri tyre!)dhe do t’ ju shërbeje për “spote partiake” që ta marrin edhe një mandate nga shqiptarët .Këta “lilput” partiak e keqpërdoren Heroin Kombëtar –Skenderbeun e lere më Hasan Prishtinën !-Por, dardha ka” bisht” ! ...Hasan Prishtina nuk e ka ndërmend të rrije në bronz dhe të bëje “sehir” duke dalë fotografi me komandantin dhe njerëzit e tij.As fjalët që u thanë nuk mund ta zbusin.Hasan Prishtina I ka dashur shqiptarët ,ka punuar dhe sakrifikuar për shqiptarët prandaj edhe e ka atë vend të merituar në historinë kombëtare.

Hasan Prishtina padyshim pas gjith asaj “parade”partiake ka nevojë për një bashkëbisedim me komandantin !-Komandanti dëshiron shpejt e shpejt të largohet se ka punë tjera,po Hasan Prishtina I thotë : “Ndalu pak !”

Nisë ky bashkëbisedim ,edhe pse jashtë vullnetit të komandantit ,në mes tij dhe Hasan Prishtinës.

Hasan Prishtina,hynë në temë menjëherë :”-Ali,ti mendon se unë erdha në Skup për të ngelur në bronz .Nuk duhet të “nxehesh” po kërkojë disa përgjigje nga ti.E kam këtë të drejtë se e njohë këtë mjedisë dhe e dua popullin tim “

Komandanti e dinte se kjo bisedë nuk do të ishte aq e këndëshme dhe prandaj e provojë që të shpëtoje nga ky siklet:” Me kënaqësi o I madhi Hasan Prishtina.Më trego se si ishin ato vite të trazuara,në parlament artje në Stamboll,si e shite tërë pasurinë tënde për të furnizuar kryengritjen.raportet me Isa Boletinin,Nexhip Dragën e Ismail Qemalin.Kur u bëre kryeministër, kur…”.Hasan Prishtina e kishte atë përvojë jetësore prandaj e ndërpreu duke I thënë :”Ali,për të bërat dhe të pabërat e mia shkruan historia,por unë dua të bisedojë për dicka tjetër Ali.Dua të bisedojë për këtë periudhë dhe ti duhet të më dëgjojëshë se kam disa pyetje dhe dilema për të sqaruar.Po e fillojë me rradhë :

-Nga këtu lartë shohë andej lumit Vadar, shumë drita e shumë ndërtime.përmendore në cdo kënd.I thuajkan “Shkupi 2014’.Ti I zënë ngusht, thuajshë se ata “të kuqtë” e kanë bë.Ta zëmë se është e vërtetë,po ata I humben zgjedhjet dhe ti erdhe në qeveri dhe është dashur ta ndalish atë si I thoni sot “maqedonas” .Kur ishin ata ‘të kuqtë” aty nuk kishte asnjë përmendore o Ali. E “lirat” për ndërtimin e tyre,ti dhe ata bashkëpuntorët tuaj ia keni miratuar në parlament.Edhe ate jo vetëm njëherë po disa herë.O Ali këto “lira” janë edhe të shqiptarëve,po ua jep atyre shkijeve të investojnë vetëm për vehte.Kjo përmendore e ime nuk është nga “lirat” e taksapaguesve.Është nga xhepi privat.Jam I ofenduar kur ti Ali I jepë “lirat’ e shqiptarëve për përmendoret e shkijeve e mua ma ndërton përmendoren me “lirat” e një familjari tim;

-Aty në turmë e pashë diku atë zëvendësin e “shkinës”.Ate si kishte emrin , Xhelal po po Xhelal Bajrami. Nuk duheshte të marrish pjesë në aksionin policor “Monstra”.E more në qafë atë farë Xhelal Bajrami.E ai I shkretë me gjith qejf I rrinte “shkinës’ në krah,mendonte se ishte bë shumë I madh, kur ajo fyente shqiptarët.O Ali po me nënat, gratë dhe motrat shqiptare cka kishe ?- I burgose dhe I maltretove.I nëpërkëmbe dhe I përbuze.Mos më thuaj se “ata” e bënë dhe ti nuk e ke ditë.Aq më keq ,Ali është dashur ta dijshë !-Hajt ta themi se nuk e ke dijtë.-Kur e more vesh cka bëne Ali ?-E ule kokën dhe vazhdove!

-Ke bë, si thua ti, një kryengritje këtu.Kur e mora vesh në fillim .mu bë qejfi shumë.U gëzova aq shumë sa I tregova edhe Isës (Boletini).O Ali cka u bë prej gjith asaj?!-Ti doje pushtetin me “këta”..E dogje Karadakun në Shkup e Kumanovë, malësinë e Tetovës.Ato gjashtë komunikatat e para I ke fshirë dhe nuk I përmend më.Do “zona të lira” edhe ato nuk I përmend .Jo vetëm kaq.Po këto vrasje si Harun Aliu me tre shokët e tij dhe së fundi edhe këtë ushtarin që vdiq në burg nuk të mërzisin fare?-E more Ali, mua si Hasan Prishtina e Isë Boletini e do tjerë si ne ,kemi patur oferta shumë më të medhaja se sa që ke ti sot, po nuk tradhëtuam.Nuk I rramë në qafë popullit tonë.Ke marrë një rrugë pa krye Ali dhe po I nëncmon pak si tepër këto shqiptarët e mi.

-Po për parlamnetin cka do të më thuash?-Mos më mashtro se vetë kam qenë deputet edhe ate në zemër të Perandorisë Otomane në Stamboll-E kërkova atë Talatin tënd po nuk e pashë.Atje në parlament o Ali po I zbavitë “ata” si “arusha me def” .Po si e votuat këtë farë “shkaun” e vogël e ju thaftë dora juve, kur të ofendojë ty në parlament e ua nxini jetën shqiptarëve.Unë Hasan Prishtina braktisa parlamentin e Perandorisë Otomane për tu bashkuar me popullin tim.Duhet ta kishe lexuar deklaratën time:-Unë ,Hasan Prishtina, përpara kolltukit me turp në Stamboll, zgjodha kryengritjen me nder në malet e Kosovës

Ta përfundojë o Ali.Më bëjshë lajka duke ma bërë bustin tre metra, me këngë e valle për ta mbuluar paudhësinë tënde.I shkreti Skendërbe më shiqon me mallëngjim edhe mua Hasan Prishtinën, sikur do të thotë :E more Hasan tash u bëre edhe ti pjesë refrenit të Komandanti…Skenderbeu,muzeu I lirisë,muzeu I alfabetit ,HASAN PRISHTINA…

Shqiptar,unë Hasan Prishtina deklarojë se pa dëshirën time po më keqpërdor ky komndanti Juaj për t’ju mashtruar që të vazxhdoje në këtë rrugë që disa e quajnë tradhëti e disa thojnë rrugë pa krye e përbashkëta është kundër interesave kombëtare.

Kjo vlen për ata shqiptar që nuk e shesin votën e tyre, për 5 apo 50 euro !

Nuk ka komente:

Posto një koment