e mërkurë, 17 tetor 2012

Vetëvendosje përleshet me policinë....

Të pakten 66 persona u ndaluan e dhjetëra të tjerë u lënduan gjatë protestës së lëvizjes 'Vetevendosje' kunder privatizimit te rrjetit te shperndarjes se energjise elektrike te Kosovës sot në Prishtine... Protesta, e cila nisi me thirrje kunder qeverise dhe u shnderrua ne perpjekje per te depertuar në ambientetet e institucioneve te Kosovës, perfundoi ne nje perplasje me policine. Forcat e policise përdoren gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, pasi disa prej tyre kapercyen rrethojat e Qeverisë.

Brenda pak minutave forca të shumta policore, përfshirë njësinë speciale, mbërriten ne vendin e ngjarjes. Pas vendosjes nen kontroll te turmes nga policia, ishin deputetet e lëvizjes vetëvendosje ata të cilët qendronin ne hyrje te portes kryesore te qeverise.

Albin Kurti, Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca kërkuan me ngulm që të hyjnë në sallën e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës së distribucionit te energjise mes qeverie dhe firmes turke 'Çalik&Limak'.

Policia refuzoi kërkesën e deputeteve të Vetëvendojses për të hyrë brenda dhe pas disa minuta ne perpjekje per t'i bindur i nxori ata me dhunë jashtë oborrit të qeverisë. Albin Kurti gjithë këtë ngjarje e përkufizoi me termin ‘shtet policor’.

Ndersa policia e Kosovës në deklarimet zyrtare e quajti protesten e Vetëvendosjes sulm ndaj objekteve shteterore. Sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë Naim Rexha, policia ka përdorur forcën, ndersa ne në mesin e të lënduarve përvec protestuesve ka edhe pjesëtarë policie.

Nuk ka komente:

Posto një koment