e shtunë, 13 tetor 2012

Grekët pazar në Korçë, blejnë mallra shqiptare lirë

Korçë - Kriza i detyron grekët të vijnë e të bëjnë pazar në Korçë. Sipas tregtarëve dhe fermerëve korcarë cmimi 4-5 herë më i lirë...
i fruta perimeve në Shqipëri krahasuar me Greqinë është njëri ndër faktorët që ka sjellë dyndjen kryesisht gjatë fundjavës të tregtarëve dhe qytetarëve grekë në tregun e shumicës së korcës. Po ashtu produktet e këtij tregu janë bio; cka vlerësohet shumë prej këtyre blerësve.

Nëse 1 kg domate në tregun e Korçës kushton 40 apo 50 lekë në Greqi ajo është 2-3 euro por që është edhe një prodhim sere dhe i rritur me kimikate. Këtë vjeshtë interes të vecantë blerësit grekë kanë treguar për produktet dimërore fasulet, mjaltin, çajin e salepin e malit.

Nuk ka komente:

Posto një koment