e diel, 14 tetor 2012

Grada sjell rrokadë në polici, ndryshime në policinë e Tiranës dhe kufirit...

Konkurimi për grada më të larta vazhdon të sjellë ndryshime në Policinë e shtetit. Kështu burime zyrtare nga kjo drejtori bëjnë me dije se janë ndrshuar shefat e komisariateve numër 1 dhe 2 në Tiranë... Shef i Komisariatit të Policisë nr.1 në drejtorinë e policisë së qarkut Tiranë është emëruar Gazment Hamitaj, ndërsa shef i komisariatit të policisë nr.2 po në këtë drejtori është rikthyer Dritan Dorda. Kurse ish shefi i komisariatit numër 1 Gjelosh Prendi është emëruar Zv/Drejtor për Sigurinë Publike dhe Shef Sektori për Rendin Publik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.

Ndërsa ish shefi i komisariatit numër 2 Erzen Brecani është trasferuar në Zv/Drejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.Gjithashtu pjesë e ndryshimeve ka qënë edhe drejtoria e policisë qarku Lezhe, ku është emëruar si drejtues i saj Arben HajdarMataj. Ndërkaq Krenar Ahmeti është trasferuar në drejtorinë e policisë Durrës, ku është emëruar Zv/Drejtor për Sigurinë Publike dhe Shef Sektori për Rendin.

Ndërkaq nuk kane mbetur pa u ndryshuar drejtorë dhe zv drejtorë të policisë së migracionit, thuajse në të gjitha drejtoritë e policive në vend,ku vlen të përmenden ndryshimet në Korcë,Fier,Dibër dhe Durrës. Gjithashtu në ndryshime është përfshirë edhe sektori kundër krimit të organizuar.Edhe kjo ka mbetur kryesisht në nivele zv.drejtorash ku ndryshime ka patur në Elbasan, Dibër, Korcë, Kukës Lezhe,Shkodër Fier dhe Vlorë. Ndryshime ka patur edhe në drejoritë e rendit dhe sigurisë publike në të gjitha drejtoritë e policive në qarqe.

Nuk ka komente:

Posto një koment