e diel, 14 tetor 2012

Karzai, thirrje për bashkëpunim me Pakistanin...

Presidenti i Afganistanit thotë se dëshiron që Afganistani dhe Pakistani të hartojnë një plan bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit...Hamid Karzai u ka dërguar letra udhëheqësve politikë dhe fetarë të Pakistanit lidhur me sulmin terrorist ndaj vajzës 14-vjeçare pakistaneze Malala Yousafzai, e cila u qëllua me armë në kokë dhe në qafë nga operativë të talebanëve.

Presidenti afgan shprehet në letra se dy vendet fqinje, Afganistani dhe Pakistani ballafaqohen me një “armik të rrezikshëm” i cili synon që ta zhysë të tashmen dhe të ardhmen e e këtyre vendeve në errësirë dhe injorancë.

14-vjeçarja u sulmua të martën kur po dilte nga shkolla. Ajo kishte marrë emër në shkallë ndërkombëtare për përpjekjet në mbështetje të shkollimit të vajzave dhe dokumentimin e mizorive të talebanëve në Luginën Swat. Ajo është në gjendje kome dhe merr frymë me ndihmën e një aparati.

Nuk ka komente:

Posto një koment