e enjte, 15 nëntor 2012

Babai tortura çnjerëzore me hekur të nxehtë vajzës 5 vjeçare, e mitura vdes në spital

Nën akuzën e torturave çnjerëzore dhe vdekjes së të bijës 5 vjeçare, predikuesi saudit Faihan al-Gameri, i njohur edhe si personazh televiziv në televizionet arabe përfundoi në pranga...

Mediat e Arabisë Saudite bëjnë me dije se vajza me emrin Lamaa, vdiq si shkak i një hemorragjie të brendshme në spital.
Lamma sipas nënës së saj ishte shtruar në spital si rrjedhojë e një frakture në kafkë dhe dëmtimeve të tjera të shkaktuara nga i ati.
“E torturoi Lamën në të gjitha mënyrat”, deklaroi gruaja e divorcuar nga predikuesi.
Vajza gjatë javëve të kaluara kishte, qëndruar një periudhë me të atin në bazë të marrëveshjes së arritur me nënën e vogëlushes, por nuk u kthye asnjëherë te nëna e cila kishte kujdestarinë e saj.
Gruaja u lajmërua nga spitali Shamisi di Hotat Bani Tamim në Riad, se e bija ishte shtruar.
Sipas mjekut Lamma ishte torturuar me kamxhik, goditje elektrike dhe me hekur të nxehtë.
“Jam i shokuar dhe nuk mund ta besoj ende atë që i ka ndodhur Lamës. Kur kujtoj plagët e saj them me vete si nuk ka pasur mëshirë ai prind”, deklaroi mjeku.

Nuk ka komente:

Posto një koment