e shtunë, 13 tetor 2012

Gjermania destiancioni i preferuar i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia...

Maqedonia dhe Serbia, etiketohen sërish në BE, për numrin e lartë të azilkërkuesve. Në një reportazh të agjencisë së lajmeve Reuters, thuhet se Gjermania vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të shpeshta të refugjatëve...
Adresa e parë për shumë prej tyre, është Qendra e Azilkërkuesve në Zirndorf, në jugun e pasur të Gjermanisë. Madje, për shkak të numrit në rritje të refugjatëve, kjo qendër po kërkon hapësira më të mëdha për të akomoduar fluksin e lartë të azilkërkuesve.

“Numri i refugjatëve është në rritje, nga Iraku, Afganistani, Irani dhe Siria, vende konflikti. Por, ne kemi vërejtur në shtator se një numër i lartë azilkërkuesish kanë ardhur edhe nga Maqedonia dhe Serbia. Deri tani ata përbëjnë 40 % të të gjithë azilkërkuesve në Gjermani”, tha Uerber Staric, Drejtor i Qendër së Azilkërkuesve.

Qendra e Azilit në Zirndorf ka hapësirë vetëm për 500 refugjatë, por për momentin, numri i tyre është 760. Në pamundësi për gjendjen e hapësirave, qendra ka ngritur edhe tendat, si një zgjidhje të përkohshme.

“Ne kishim disa ambiente në Nuremberg, por edhe atje i mbushëm. Arritëm deri aty sa t’i vendosnim dyshekët edhe në kafene dhe në ambientin e luitjeve, për të akomoduar njerëzit. Kemi një vend për lutjet fetare që kryejnë myslimanët, por edhe atë e mbushëm me dyshekë. Si opsion i fundit, na mbeti të përdornim tendat”, tha Uerber Staric, Drejtor i Qendër së Azilkërkuesve Sipas Staricit, pjesa më e madhe e refugjatëve nga Maqedonia dhe Serbia janë romë dhe sinti, në kërkim të një strehimi nga dimri, për një ushqim dhe fjetje të ngrohtë. Shumica e tyre do të qëndrojnë vetëm nga tre muaj, dhe nëse dokumentet e tyre për azil refuzohen, ata duhet të largohen. Tenda nuk mund të jetë zgjidhje për temperaturat e dimrit, dhe kërkesa e autoriteteve të kësaj qendre, është ndërtimi i një objekti të ri, me 150 vende shtesë.

Nuk ka komente:

Posto një koment