e mërkurë, 17 tetor 2012

Komentimi në facebook, më i nevojshëm se seksi!...

Sot njerëzit më shumë i relakson koha që kalojnë nëpër rrjetet sociale sesa pirja e duhanit apo të bërit dashuri.

Këtë ka treguar rezultati nga studimi i hulumtuesve të Univerzitetit të Çikagos, të kryer në Gjermani mbi personat e moshës 18-85 vjeç...

“Ska dyshim që është e vështirë tu rezistosh mediave të tilla, nga fakti se kanë qasje të lehtë dhe nuk kërkojnë angazhim të madh”, shpjegoi autori i studimit Wilhelm Hoffmann.

Të anketuarit rregullisht i kanë përdorur smartphonat e tyre për ti informuar studiuesit në lidhje me momentin se kur ndjejnë nevojë për përdorim të rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter. Detyra e tyre ka qenë gjithashtu të informojnë për atë se sa herë kanë ndjerë nevojë për seks, pije, cigare apo ndonjë zëvendësues tjetër.

Rezultatet treguan se më e vështirë ka qenë tju rezistojnë nevojës për të publikuar ndonjë fotografi apo thjesht për të komentuar në njërën nga këta rrjetë sociale të popullarizuara. 

Gjithsesi beni dhe 1Like te Faqja

Nuk ka komente:

Posto një koment