e shtunë, 13 tetor 2012

Vjen Hasan Prishtina në Shkup...!!!

Mbrëmë vonë në sheshin “Skenderbeu”, para QT “Mavrovasja” në Shkup u vendos përmendorja e Hasan Prishtinës... Përmendorja e lartë 3.5 metra e lyer në bronz, ndërsa qëndron në bazament të lartë 2 metra.Ndryshe, siç lajmëruan nga Komuna e Çairit, solemnisht përmendorja e Hasan Prishtinës do të zbulohet nesër, ndërsa në të njëjtën kohë përmendoret e Hasan Prishtinës do të vendosen në Prishtinë dhe Tiranë. Përmendorja në Shkup kushton 72 mijë euro dhe është dhuratë për komunën nga nipi i Hasan Prishtinës.

Nuk ka komente:

Posto një koment