e shtunë, 13 tetor 2012

“Globe”: Princesha Diana u vra në autoambulancë...!!!

Në faqen kryesore të revistës “Globe” ka pasur paralajmërime për shumë rrëfime interesante, por asnjë prej tyre nuk ka tërhequr më shumë vëmendjen sesa artikulli eksploziv se princesha britanike Diana ishte vrarë në autoambulancë gjatë rrugës për ta dërguar atë në spital, që do të publikohet të hënën.Princesha Diana me partnerin e saj, Dodi Fayed, ishin në makinën e tyre në momentin kur po ndiqeshin nga paparacët francezë kur ajo ishte përplasur me makinën e tyre të drejtuar nga Henri Paul.

Dëshmitë e deritanishme zyrtare ishin se Diana, Fayed dhe shoferi Henri kishin vdekur për shkak të plagëve të rënda që kishin marrë pas përplasjes së makinës. Megjithatë kishte një seri librash që merreshin me konspiracione lidhur me vërtetësinë e ngjarjes së princeshës së Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Koha Ditore.

Ka pasur edhe më herët pretendime prej disa raporteve sekrete të Shërbimit Sekret Britanik që vinin në dyshim raportin zyrtar të shkaqeve të vdekjes së princeshës. Madje, edhe babai i Fayedit, magnati i biznesit, Mohamed Fayed, kishte ngritur dyshime për shkaqet e vdekjes së çiftit. Madje kishte edhe raporte të mediumeve të ndryshme që përfshinin në këtë aksident edhe anëtarë të familjes mbretërore britanike në atë që ishte konsideruar si “vrasje” e Dianas.

Sidoqoftë, ballina “Globe” pretendon se në numrin e ardhshëm që do të botohet më 15 tetor do të dëshmojë se “kush e bëri dhe pse e bëri”. Princesha Kate Middleton ka kërkuar një hetim lidhur me vdekjen kundërthënëse të Dianas dhe mediat spekulojnë se ky mund të jetë një rast i mirë për të hedhur dritë njëherë e përgjithmonë për misterin e vdekjes së saj.

Edhe lexuesit e “Globe” kanë shkruar poshtë paralajmërimit të shkrimit në ueb faqe se “artikulli i parë qe do ta lexojmë të hënën do të jetë ai që do të sjellë dëshmi të reja për vdekjen e princeshës Diana”.

“’Globe’ gjithnjë ia del të sigurojë burimet më të sigurta për të raportuar gjëra të jashtëzakonshme për familjen mbretërore, sikur se edhe për tema të tjera, dhe garanton informata për të gjetur gjëra të reja”, ka shkruar “Globe” në paralajmërimin e shkrimit më “eksploziv” të këtij numri.

Redaktorët e “Globe” janë zotuar se të gjitha shkrimet që botohen sjellin të vërteta të pamohueshme për lexuesit.

Nuk ka komente:

Posto një koment