e enjte, 11 tetor 2012

Sulmohet sërisht teatri ku shfaqet aktori shqiptar Laert Vasili. Ndërhyn policia...!!! [FOTO]

Greqi, Athinë: Rreth 120-150 veta janë mbledhur sot sërisht para teatrit 'Xitiro" në Gazi të Athinës, ku luhet pjesa teatrale "Corpus Cristi" që protagonist është artisti shqiptarë Laert Vasili...
. Protestuesit, mes të cilëve sipas disa burimve ishte dhe deputeti i Agimit të Artë, Panagiotaros, filluan të hedhin qeska me kos kundra teatrit dhe policisë. Në vendngjarje ndodheshin dhe 4 toga të forcave speciale të policisë greke. Kjo e fundit përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmat.

Rruga Iera Odos ishte për disa orë e mbyllur për shkak të këtij sulmi.

Në vendgjarje tani kanë shkuar dhe deputet të partise DHIMAR dhe SIRIZA.





Nuk ka komente:

Posto një koment