Tre javë grevë urie është situata e ish të burgosurve politik të cilët janë stacionuar në disa çadra pranë rrugës “Komuna e Parisit” në Tiranë...
Vetëm pak orë pas takimit të grevistë me presidentin Bujar Nishani, ku ata e cilësuan si një sinjal pozitiv, situata është përkeqësuar me ndërhyrjen e forcave të policisë në çadrat e grevistëve duke u konfrontuar me ta dhe duke i larguar çajin e sheqerin. Ish të burgosurit politik në prononcime të vazhdueshme për televizionin A1 Report e kanë cilësuar tashmë takimin me Nishanin, një lojë me ish të përndjekurit. Në kundërpërgjigje të veprimit të policisë, grevistët kanë hedhur në rrugë të gjithë bidonët me ujë duke shpallur kështu “grevën e vdekjes”. Ata kanë kërkuar ndihmën e Avokatit të Popullit që me prezencën e tij apo të përfaqësuesve pranë çadrave, t’i japë zgjidhje kësaj situate e cila dita-ditës po përkeqësohet. Në një prononcim telefonik për Televizionin A1 Report, Avokati i Popullit, Igli Totozani reagoi menjëherë pas thirrjes së grevistëve, duke thënë se ka dërguar drejt tyre disa ekspertë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e Bashkimit Evropian, arriti të ndërmjetësoi sot takimin mes ish të burgosurve politik dhe presidentin të republikës, Bujar Nishani. Grevistët pas këtij takimi u shprehën se ky mund të jetë një sinjal pozitiv për zgjidhjen e çështjes së tyre. Nga ana e saj Presidenca nëpërmjet një njoftimi për shtyp informon se do ta ndiqte në vijimësi procesin e zbatimit të ligjit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë dhe i bën apel për tës mo vetëflijuar dhe të shmangin përdorimin politik.

Nuk ka komente:
Posto një koment