e martë, 16 tetor 2012

SHQIPËRIA KËRKON FITOREN NDAJ SLOVENISË...

Shqipëria do të luajë sot ndaj Sllovenisë, në një ndeshje të vlefshme për eleminatorët e Botërorit 2012. Sllovenia vjen me një objektiv të qartë në Tiranë, të dalë nga “Qemal Stafa” me tre pike, por kombëtarja shqiptare në këtë ndeshje nuk ka kurfarë zgjidhje tjetër përpos të mer tre pikët pas 90 minutave lojë….. Shqipëria do të luajë sot ndaj Sllovenisë, në një ndeshje të vlefshme për eleminatorët e Botërorit 2012. Sllovenia vjen me një objektiv të qartë në Tiranë, të dalë nga “Qemal Stafa” me tre pike, por kombëtarja shqiptare në këtë ndeshje nuk ka kurfarë zgjidhje tjetër përpos të mer tre pikët pas 90 minutave lojë…..

Pas disfatës me Islandën, për të cilën kombëtarja nuk mund ta harrojë lehtë, trajneri De Biasi tha se gabimet me Islandën nuk lejohen.
"Kemi përballë një skuadër më të vështirë se Qipro dhe nevojitet perqendrim më i madh gjatë gjithë ndeshjes. Ajo që duhet të bëjmë është të shënojmë një gol më shumë se kundërshtarët dhe të jemi më të zgjuar në mbrojtje. Në ndeshjet në shtëpi në pergjithësisht e gjejme golin dhe do mundohemi të fitojmë ndeshjen në fund"- tha De Biasi.
Kundër Sllovenisë, Gianni De Biasi pritet të zbresë me ndryshime në fushën e lojës i kushtëzuar edhe me disa problem muskulare të futbollistëve. Meha dhe Bogdani janë në dyshim, ndërsa forma e tyre do të vlerësohet përpara ndeshjes.
Sllovenia vjen me një objektiv të qartë në Tiranë, të dalë nga “Qemal Stafa” me tre pikë. Pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e para, fitorja me Qipron ka ngritur moralin e rivalëve ballkanas, të cilët synojnë të marrin maksimumin ndaj kuqezinjve duke u bazuar dhe në një studim të detajuar të kombëtares sonë, sic konfirmohet dhe nga fjalët e trajnerit Slavisa Stojanovic, që duket se nuk i ka shpëtuar asnjë element apo individ te përfaqësuesja e De Biasit.
“Shqipëria është një skuadër e vështirë. Besoj se janë të motivuar për të bërë rezultat ndaj nesh ashtu sic jemi dhe ne. Nuk do të jetë e lehtë por kemi ardhur në Tiranë për të bërë rezultat dhe për t’u larguar që këtej me fitore. Sigurisht që duhet të djersisim shumë në fushë, pasi e kam parë Shqipërinë me Qipron dhe Islandën dhe është një skuadër që luan mirë. Njoh disa lojtarë tuajët, si Cana, Bogdani, Bulku apo Cani. Gjithahtu De Biasi është një trajner i paparashikueshëm, ndryshon përherë formacionin dhe nuk do të jetë e lehtë të gjej lëvizjen e tij të radhës”. tha Stojanoviq
Jehona e shiut të së premtes që përmbyti qemal stafën duket se ka mbërritur deri te Stojanovic që pranon se këtë shpreson që të mos ketë reshje, pasi një terren i rënduar do të penalizonte skuadrën e tij.
“Uroj që të mos ketë shi këtë herë, pasi ne jemi një skuadër që luajmë me topa të shkurtër dhe normalisht dicka e tillë do të na penalizonte dhe pse terreni I rënduar përgjithësisht është penalizues për një lojë të bukur për të dyja skuadrat”. tha trajneri slloven. Aktualisht Sllovenia ashtu si Shqipëria ka tre pikë në renditje, duke pasur të njëjtën ecuri me një fitore dhe dy humbje pas tre ndeshjeve të para.

Nuk ka komente:

Posto një koment