e martë, 16 tetor 2012

Prona e Pablo Escobar shëndrohet në atraksion turistik... FOTO

Prona e kriminelit më të madh në mbarë globin, kolumbianit Pablo Eskobar, tani është kthyer në një park atraktiv që tërheq një numër të lartë vizitorësh nga gjithandej... Shumë turistë vijnë në Puerto Triunfo vetëm për të parë se si duket prona e cila njëherë u konsideruar si një nga më luksozet në botë. Eskobar ishte një nga 7 njerëzit më të pasur në botë në vitin 1989 gjithashtu një ndër kriminelët më të suksesshëm që ka njohur bota. Prona e tij me emrin “Napoles” në atë kohë është konsideruar si më luksozja në mbarë botën. Aty ishte e vendosur një shtëpi koloniale spanjolle dhe një kopsht i tërë zoologjik, në të cilën ka pasur një numër të madh të kafshëve ekzotike. Mirëpo pasi u vra në vitin 1993 familja e tij filloi betejën ligjore me qeverinë e Kolumbisë mbi pronën e tij dhe qeveria fitoi dhe ish prona e Eskobar sot është pronë e komunës së Puerto Triunfo. Fjalët janë të pakta, për të patur një pasqyrë më të qartë ndiqni fotot e mëposhtme.
















Nuk ka komente:

Posto një koment