e hënë, 8 tetor 2012

Shkodër, Sherri Për Një Bast, Plagosen Dy Të Rinj

Konflikti për një bast mes dy të rinjve ka cuar në plagosjen e një personi me armë zjarri dhe lëndimin e një tjetri në pjesën e kokës. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hot i Ri të komunës Rrethina në Shkodër.
Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 33 vjecari Agustin Nika, ndërsa autor i ngjarjes është bashkëmoshatari i tij 29-vjec Albert Shkëmbi.

Mësohet se dy të rinjtë kanë nisur të debatojnë në një pikë bastesh sportive, ndërsa sipas dëshmitarëve ka qenë Agustin Nika, që ka qëlluar i pari me mjete të forta në kokë Albert Shkëmbin, i cili më pas i është kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke i shkaktuar 29-vjecarit vjecarit plagë të rënda në pjesën e kraharorit dhe barkut.

Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkodrës, ndërkohë Shkëmbi ndodhet në gjendje më të rëndë. Kamera e News24 ka qënë në vendin e ngjarjes në fshatin Hot i Ri.

Nuk ka komente:

Posto një koment