e martë, 9 tetor 2012

Britanikët pranë rekordit 1 mijë milje në orë

Një skuadër britanike është pranë realizimit të ëndrrës për thyerjen e rekordit të shpejtësisë në tokë. Ata synojnë të arrijnë shpejtësinë 1 mijë milje në orë ose më shumë se 1 mijë e 600 kilometra në orë. Skuadra njoftoi se ka arritur sukses me funksionimin e raketës që do jetë edhe motori i makinës së shpejtësisë ekstreme. Ata po përdorin një motor të avionit luftarak Eurofighter Typhoon.

Rekordi aktual është vendosur 15 vite më parë nga Thrust SSC që arriti shpejtësinë e 763 milje në orë. Prova e ndezjes së motorit zgjati pak sekonda dhe u krye në një bazë ushtarake ku kryhen provat e shpërthimeve të bombave. Prova mblodhi bashkë 3 komponentë bazë. Raketën, depozitën që mban lëndën kimike me bazë peroksidi dhe një motor të Formual 1 nga ekipi britanik i Cosworth.

Motori i Formula 1 do përdoret vetëm për të pompuar lëndën djegëse në dhomën e djegies së karburantit në raketë. Të dhënat treguan se u prodhua një shtytje 14 mijë e 200 paund me xhirot e motorit të Cosworth në 16 mijë. Për të thyer rekordin raketa duhet të prodhojë një fuqi të barabartë me 80 mijë kuaj fuqi, ose sa 95 makina të Formula 1. Tentativa për thyerjen e rekordit do të kryhet në Afrikën e jugut në vitin 2014.

Nuk ka komente:

Posto një koment